Linke më të përdorura

Shërbimet që ofron Laboratori i Diagnozës Prenatale

Diagnostikim molecular për sëmundjet gjenetike si më poshtë:
1. Fibroza cisike: analizohen 31 mutacione, metoda e përdorur PCR-OLA, identifikon rreth 85% të mutacioneve të kësaj sëmundje në popullatën shqiptare.
2. Beta - Talasemia: analizohen rreth 85% të mutacioneve të gjetura në popullatën shiptare për këtë sëmundje, metoda me sekuencim.
3. Drepanocitoza: metoda me sekuencim.
4. Alfa - Talasemia: analizohen rreth 85% te mutacioneve të gjetura në popullatën shiptare për këtë sëmundje, metoda RDB.
5. Aneuploidite 21, 18, 13, XY: metoda molekulare MLPA.
6. Distrofilia Muskulare Duscheen/Becker DMD/DMB: metoda molekulare MLPA.
7. Atrofia-Muskulare Spinale, SMA: metoda molekulare MLPA.
Shënim:
1. Materialet biologjike për analizë janë gjak periferik, 2 ml me K3EDTA dhe/ose Lëng Amniotik 3ml.
2. Për të gjitha sëmundjet gjenetike të mësipërme mund të kryhet diagnoza paralindjes.
3. Për diagnozat e paralindjes duhet të jenë të njohura me parë mutacionet e sëmundjes që do të parandalohet.
Punonjesit sipas organikës së fundit shtator 2013 janë:
• Shefi i Laboratorit Gjenetist
• 1 (një) Kimiste
• 1 (një) Sanitare

 

Shërbimet mjekësore që ofrohen nga Laboratori Klinik-Biokimik dhe Bakteriologjik

Analizat që kryhen në këtë laborator si shërbim ambulator janë si më poshtë:
• Gjak komplet
• Urinë komplet
• Albumina në urinën e 24 orëve
• Glukoza
• Urea
• Kreatinina
• Klirenci i kreatinines
• Acidi urik
• Proteina totale
• Bilirubina totale
• Bilirubina e fraksionuar
• Fibrinogjeni
• Sideremia
• Hemoglobina e glukozuar
• Fosfataza alkaline
• Niveli i protombinës
• APTT
• Koka Howell
• Trigliceridet, colesteroli dhe fraksionet (lipidograma)
• Transaminazat (SG0T+SGPT)
• Kalciumi total
• Kreatine kinase (CPK-NAC)
• Elektrolitet ne gjak (Na +, K+)
• Likuor celebrospinal L.C.S
• Proteina C-reaktive (P.C.R.)
• R.F (factor rheumatoid)
• A.SO Antistreptolizinat
• Sekrecion Vaginal
• B-HCG
• Ferritinë
• Ca-125
• Prolaktine
• F SH
• L H
• Estradiol II
• Progesterone
• TSH
• FT3
• FT4
• Elektroforeza e hemoglobinës
• Elektroforeza e proteinave

Analizat që ofron Laboratori Mikrobiologjik

• Kulturë e likidit celebrospinal
• Hemokulture
• Kulturë e likideve trupore
• Kluturë pustule
• Kulturë sekrecion vaginal cocce+candida
• Ekzsaminime për myk
• Urokulturë
• Kulturë sekrecion gryke
• Kulturë sekrecion hunde/vesh
• Kulturë sekrecion syri
• Kulturë tub endotrakeal
• Kulturë kordon umbelikal
• Ureoplazma-Mycoplazma
• Toxa Ig M
• Toxa Ig G
• Cmv Ig M
• Cmv Ig G
• Clamydia
• Koprokulturë
• Fece për parazit
• Ngarkesë mikrobike e ambienteve
• Ngarkesa mikrobike e kompleteve operatore 

Personeli i Laboratori Klinik-Biokimik dhe Bakteriologjik përbëhet si më poshtë:
Një Shefe Laboratori
Një Mjek laborant klinik-biokimik
Një Mjek Laborant Bakterologjik
Një Kimist
Një K/Laborante
Pesë Laborante Klinik Biokimik
Një laborant Bakteriologjik
Dy sanitare

Me 24 Mars 2014 u bë rinovimi i Laboratorit Klinik-Biokimik në spitalin tonë.
U inaguruan gjashtë aparaturat e reja laboratorike ekzaminuese me të cilat shtohet gama e analizave laboratorike duke përmirësuar shërbimin laboratorik në aspektin cilësor dhe sasior.

Ekzaminimet që kryen në Laboratorin Cito-Histo-Patologjik janë si më poshtë

Ekzaminimet që kryen në Laboratorin Cito-Histo-Patologjik janë si më poshtë:
Citologji të traktit genital femëror
a. PAP-testi (citologjia vaginale)
b. Punksion citologjik
c. Citologji nga të gjitha cerozat, cistet dhe kavitetet
Biopsi të traktit genital femeror
a. Të vulvës: kiste, inflamacione, tumore
b. Të vagines: kiste, inflamacione, tumore
c. Coli uteri: patologji inflamatore, displazite, tumore beninje dhe malinje, LEEP, amputime etj.
d. Uterusi: Patologji inflamatore, kyretazhe për patologji të ndryshme, histereoskopi, histerektomite, laparatomi, punksion biopsie etj
e. Ovaret: punksion biopsi, patologji inflamatore, kiste, cistoma, tumore malinje etj
f. Tubat: Inflamacione, gravidance, nodozitete, kiste, patologji tumorale beninje dhe malinje etj
g. Të gjitha bipsitë obstetrikale: placente, kordon, uterus per patologjite amtare, te fetusit etj
h. Biopsi të lëkurës dhe nënshtresat e saj: endometriozat, granulomat, inflamacione të ndryshme, nevuset etj
Deri më sot janë bërë edhe biopsitë e marra nga glandula mame.
Laboratori cito-histo-patologjisë për 12 vjet rrjesht i është përgjigjur cdo kërkese të këtij materniteti dhe maternitetit tjetër edhe pse në disa raste jasht sferës për te cilin u krijua.

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video