Linke më të përdorura

Raporti Mujor i Njësisë së Kontrollit të Infeksioneve (KKI)

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Lajme dhe evente

Sot më 22/01/2015 në S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” u mbajt takimi i rradhës së Komitetit të Kontrollit të Infeksioneve. Në këtë mbledhje vazhdon të marri pjesë aktivisht edhe Drejtori i spitalit Z. Blenard NONAJ.


Indikatorët e mbikqyrur që u diskutuan mbi Raportin Vjetor të vitit 2014 ishin:
Ngarkesa Mikrobike, e cila është përmirësuar ndjeshëm,
Higjena e Duarve, e cila është përmirësuar ndjeshëm,
Thonjë (mjekë, infermierë, mami, studentë), e cila është përmirësuar ndjeshëm,
Ndarja korrekte e Mbetjeve Spitalore, e cila ka nevojë akoma për përmirësim,
Trajtimi i Paisjeve të Ripërdorshme, e cila ka nevojë akoma përmirësim,
Infeksione te Pacientet me Qëndrim të Zgjatur, e cila është përmirësuar ndjeshëm,
Infeksione te Pacientet me Qëndrim të Shkurtër, e cila është përmirësuar ndjeshëm,
Infeksione nga Procedurat Invasive, e cila është përmirësuar ndjeshëm,
Të dhëna të Farmacisë, ku u diskutua mbi pëdorimin e antibiotikeve për cdo repart.
U dikutua dhe për arritjet e vitit 2014:
• Zëvëndësimi i derës së Reanimacionit të Bebeve
• Veshja e personelit të Qëndrës së Gruas dhe Laboratorit
• Negocim për zëvëndësimin e rubinetave nga mekanikë me sensor
• Paisja e repartit të gjinekologjisë me aparate të dezinfektimit të duarve
• Konsumim i shtuar i dezinfektantit të duarve
• Paisja e dhomave të pacientëve me kalendare pastrimi
• Riinformim i stafit rreth ndarjes së mbetjeve spitalore
• Ulje të numrit të personelit me etikë jo korrekte të duarve

Në këtë takim u paraqit edhe Plani Vjetor i Veprimtarisë & Trajnimeve për vitin 2015 i cili pritet të miratohet nga Drejtori.