Linke më të përdorura

Raporti Mujor i Njësisë së Kontrollit të Infeksioneve (KKI)

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Lajme dhe evente

Sot më 05/05/2015 në S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” u mbajt takimi i rradhës së Komitetit të Kontrollit të Infeksioneve. Në këtë mbledhje vazhdojne të marrin pjesë aktivisht të gjitha kryemamitë dhe Drejtori i spitalit Z. Blenard NONAJ.


Për sa i përket ngarkesës mikrobike rezultatet për këtë periudhe dy mujore (Shkurt –Mars) kanë qënë brenda limiteve të normave.
Një ndër pikat që u diskutua ishte mbi negocimin e materialeve të buta e cila është shumë e rëndësishme për kujdesin ndaj pacientit.
Nga farmacia tematika e ngritur ishte mbi përdorimin e antibiotikeve në bazë të ngarkesës mikrobike e cila realizohet cdo dy javë nga laboratori Mikrobiologjik duke ju referuar antibiogramës së kësaj ngarkese.
Gjithashtu ju kërkua kryeinfermierëve të reparteve të turneve të dyta dhe treta që të kenë më shumë kujdes për sa i përket kujdesit mjedisor.