Linke më të përdorura

Për herë të parë në Shqipëri shërbimi i Klasave Prenatale për gratë shtatëzana

Falë bashkepunimit të Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës me S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” në ambientet e Qëndrës së Shëndetit të Gruas u inagurua Klasa Prenatale për gratë shtatëzana.

Z. Nonaj, Drejtor i S.U.O.GJ. “Mbreterësha Geraldinë” shprehet: Ne jemi falenderues për bashkëpunim dhe mundësinë.Duke ditur që materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pret numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri, rreth 7000 lindje në vit, ofrimi i një programi prenatal për nënat është një arritje”.Ne shpresojmë që nënat, sidomos nënat e reja do t’a shfrytezojnë këtë mundësi duke u bërë pjesë e klasave prenatale”
Ndërsa Znj. Hagen, Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës ndër të tjera tha: “Jam falenderuese që bashkoheni me mua dhe personelin mjekësor, për të treguar mbështetjen tuaj në spital, në ofrimin e një shërbimi kaq të rëndësishëm.Kujdesi Prenatal është politika më e mirë e sigurisë për nënën dhe fëmijen” dhe është një hap i rëndësishëm që klasat të bëhen një funksion i standartizuar në cdo institucion shëndetësor që ndihmon në perkujdesjen e grave shtatëzena.
E Ftuara e Nderit Znj. Kryemadhi u shpreh optimiste për nismën e re në S.U.O.GJ. “Mbreteresha Geraldine”.Ajo u shpreh se: Edukimi i Nënës dhe Fëmijës duhet të shtrihet edhe me gjërë, jo vetëm në Institucionet Shëndetësore por që në Sistemin e Edukimit Arsimor.

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video