Linke më të përdorura

Shërbimet që ofron Qëndra e Shëndetit të Gruas

S.U.O.GJ “Mbretëresha Geraldinë” ka një qendër shërbimi ambulator (Qendra e Shëndetit të Gruas) që funksionon që nga vitit 2002. Në të janë tre dhoma vizitash, nje dhome kardiologu, tre dhoma ekografie, nje dhome e planifikimit familjar, recepsioni dhe salla e pritjes. Personeli përbëhet nga 15 persona, të ndarë si më poshtë:
• Mjekë
• Mami
• Personel Mbeshtetës
Shërbimet me kostot përkatëse që ofron kjo qëndër janë:
• Ekografi 1000L
• Ekografi të ndryshme me print 1500L
• Pap Test 2500L
• Kolposkopi 2500L
• Vizita Gjinekologjike dhe Obstetrikale 3000L
Këshillimi dhe ofrimi i metodave të planifikimit familjar është një shërbim pa pagesë që ofrohet në këtë qëndër.
Të gjitha pacientet që janë të pajisura me Librez të Kontributeve të Sigurimeve Shëndetësore dhe vertetim nga mjeku i familjes me vulen e ambulancës përkatëse dhe vulën e gjinekologut përfitojne nga të gjitha shërbimet e mësiperme pa pagesë.
Shërbimi i vetëm që ofrohet meë është:
Aneuploidi Molekular 13000L
Për cdo informacion apo prenotim shërbimesh ju mund të telefononi në numrin e telefonit:
042259118, nga dita e Henë në të Premte, ora 8.00 deri ne ora 16.00.

Spitali ka edhe disa shërbime mbështetëse si më poshtë:
Laboratori Klinik Biokimik Baktereologjik
Laboratori i Diagnozës Prenatale
Laboratori Cito-Histo Patologjik
Kabineti i Radiologjisë
Farmacia
Shërbimi i mjedisit

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video