Get the Flash Player to see this rotator.
 
 
 
 
 
 
 
 
 

C’ fare duhet te dini dhe te beni para se te planifikoni nje shtatezani?

Planifikimi i shtatezanise tuaj te ardhme ju ndihmon juve dhe bebin tuaj te ardhshem, per te patur nje shtatezani pa probleme dhe nje bebe te shendetshem. Shume gra nuk e dine qe kane ngelur shtatezana per shume jave, pas konceptimit duke e rrezikur bebin e ardhem, pasi javet e para te shtatezanise jane te rendesishme per rritjen e bebit tuaj. Gjate ketyre javeve, gjendja juaj shendetsore dhe ushqyerja mund te prekin rritjen e bebit tuaj te ardheshem. Vizita para shtatezanise: Kur ju planifikoni te filloni nje shtatezani ju duhet te konsultoheni me mjekun tuaj. Mjeku do te percaktoje ato gjera te cilat rezikojne juve dhe bebin tuaj. Ju duhet ti pergjigjeni atij rreth dietes tuaj, menyres se jeteses, per historine tuaj mjeksore, per perdorimin ose jo te pilulave kontraceptive, per ecurine e shtatezanive te meparshme, per medikamentet qe ju perdorni, per semundjet qe ju keni, apo ato qe keni kaluar.Eshte e rendesishme per te treguar edhe semundjet qe ju keni ne familje. Ka shume rendesi qe ju te jeni e hapur dhe e ndershme kur ti pergjigjeni ketyre pytjeve, pasi ne baze te te dhenave tuaja mjeku gjen ato gjera qe duhet te ndryshoni dhe egzaminimet e nevojshme qe ju duhet te kryeni, qe nga vaksinimet e deri tek analizat gjentike.Menyra e jeteses: Mjeku juaj do t ju pyese rreth familjes dhe jetes familiare, punes qe beni dhe kohes qe konsumoni ne pune. Ai do t ju pyese rreth hobbit tuaj, menyres se te ngrenit dhe ushqimeve tuaja te preferuara, menyres se te veshurit. Nepermjet ketyre pyetjeve ai do te mund te gjeje faktoret qe rezikojne juve dhe bebin tuaj. Dieta dhe ushqimi: Mjeku mund tju sugjeroje dieten tuaj.Ai mund tju keroje te beni ndryshime ne diete ne vartesi te: • Te peshes tuaj • Ne vartesi te perdormit te multivitaminave apo shtesave te tjera. • Ne vartesi te menyres se te ngrenit. Ai do tju kufozoje perdormin e yndyres dhe te shqerit, kur ju i perdorni shume ato, kur ju jeni vegjetariane ai do t ju rekomandoje te shtoni mishin pa dhjame dhe peshkun ne ushqimin tuaj,ose qumeshtin dhe djathin. Ju duhet te provoni te arini ne nje peshe normale para se te filloni shtatezanine. Grave qe jane nen peshe ju rekomandohet te shtojne kalorite per te arritur ne peshen normale, ndersa ato qe jane mbipeshe ju rekomandohet dieta per te rene nga pesha. Dietat e forta ne shtatezani mund te kufizojne rritjen e bebit, pasi shume lende ushqyese te nevojshme per rritjen dhe zhvillimin e tij nena ja con me pakice. Shtesa e tepruar ne peshe ne shtatezani mund te shkaktoje rritjen e tensionit dhe diabet tek nena. Ajo mund te vendosi ne veshtiresi zemren e nenes. Puna e zemres rritet shume ne shtatezani per te furnizuar me gjak organizmin tuaj dhe bebin, Kur nena ka mbipeshe puna e zemre rritet akoma me shume per te perballuar edhe mbipeshen, duke e lodhur zemren. Grate qe jane obeze kane me shume mundesi per te pasur probleme ne shtatezani qe vene ne rezik nenen dhe bebin. Nje nga keto probleme eshte se grate obeze bejne femije te medhenj (makrosom) te cilat kalojne me veshtiresi ne rruget e lindjes duke u traumatizuar vete, por demtojne edhe rruget e lindjes te nenes. Grate qe jane nen peshe kane mundesi me te ulta per te ngelur shtatezana. Nenpesha favorizon qe bebet e ardhme te jene me peshe te vogel dhe te kene probleme ne lindje dhe pas lindjes. Ne tabele paraqiten 5 grupet kryesore ushqimore Per te ditur sesi ta merni sasine e duhur ushqiomre nga cdo ju duhet te beni nje plan Ne krah te ushqimeve qe hani vini nje shenje p.sh X Kjo ju ndihmon te dini se cfare keni ngrene Per cdo grup ushqimor llogarisni sa racione hani ne dite dhe krahasojini me racionet e rekomanduara Buka drithrat dhe brumrat Qumshti dhe bulmeti Mishi dhe zevendesuesit e tij Perimet dhe frutat Ushqimet ekstra Hapi I Hapi II Hapi III Hapi IV Hapi V 1 fete buke (mundesisht e zeze) 1 filxhan makarona apo oriz, te gatuara 1filxhan qumesht 1 filxhan kos 2 feta djathe =46 gr ½ filxhan akullore=3-4 luge akullore 120gr mish vici, peshk qingj pa dhjame 2 veze 1filxhan fasule ose thjerza, gjelle ose supe ½ filxhan arra 1 filxhan lakra ose sallate te pagatuar ½ filxhankarrota, bishtaja,spinaq,kundull, lemd perimesh 3-4 filxhan leng frutash te shtrydhura (vetem te fresketa) 1 pjeshke, 1molle 1 portokall, 1 banane, 1 dardhe mesatare ½ vile rushi 1filxhan supe perimesh 50 gr fruta te thata 1 patate mesatare 2 kajsi, 2 kumblla 1 uge gjelle mjalte, sheqer. 1luge gjelle margarine, gjalp vaj 30 gr bombona 1/2filxhan sherbet 40 gr pije te buta fanta 1 cope embelsire 2 luge gjelle majoneze Hapi II Hapi i II Hapi II Hapi II Hapi II Racionet e rekomanduara ne dite te pakten 7 Rcionet e rekomanduara ne dite te pakten 3 Racionet e rekomanduara ne dite te pakten 2 Racionet e rekomanduara ne dite 5 Nuk rekomandohen racione per plotesimin e nevojave ushqimore. 1 filxhan= 250 gr 1 racion mish =250gr Ac folik dhe vitaminat Te gjitha grate ne moshen e riprodhimit kane nevoje per 0.4 mg ac folik ne dite. Shtatezanat duhet te marin cdo dite 0.4 mg ac folik cdo dite, gjate 3 muajve te pare te shtaezanise. Grate qe kane lindur nje femije qe shtyllen kurizore e ka te hapur (Spina Bifida0 apo me anomali te kokes (mikrocefali ose Anencefali) kane mundesi te lindin nje femije tjeter me kete difekt. Keto gra duhet ta marin acidin folik vetem, jo ne kuader te multivitaminave pasi per te siguruar dozen e nevojshme te acidit folik ato mund te marin mbidoze vitaminash. Ac foli gjendet ne shume ushqime si: • Perimet jeshile ( spinaqi, lakra, sallata, brokoli, assparagusi, bizelet thierzat. • Buka( sidomos buka e zeze) dhe dritherat. • Lengu i limonot dhe i portokallit • Mishi i organeve te brendshme (ne menyre te vecante melcia). • Cerealet jane te pasuar me acid folik. Alkoli duhani dhe barnat ilegale: Perdormi i duhanit alklolit dhe i medikamenteve te paautorizuara mund te demtoje shtatezanine dhe te veje ne rrezik jeten e bebit te ardhshem. Ne. qe. se. Ju i perdorni keto eshte momenti i pershtatshem per ti ndaluar. Ju duhet te konsultoheni me jekun tuaj per tju keshilluar dhe per tju dhene ndihmen e nevojshme. Po ashtu edhe partneri juaj duhet te mos i perdori keto substanca. Disa studime kane treguar se kur partneri juaj i perdor duhanin, aklolin, apo drogat ilegale, ai ul aftesine e tij riprodhuese. Keto droga demtojne spermatozoidet, formen e tyre dhe levizshmerine. Kjo rrt mundesine per anomali ne formimin e embrionit te ardhem, ose demtime te bebit te arshem. Jetesa me nje person qe pi duhan ju demton edhe juve. Eshte vene re se edhe bebet qe rriten ne ambiente ku pihet duhan semuren me infeksione te mushkrive me shpesh. Ata kane rrezik me te larte te bejne vdekje te papritur. Ambienti ; Disa substance te cilat ndoshen ne shtepi ose ne pune jane te demshme per shtatezanine dhe bebin tuja te arshem. Ka shume lende qe ju bini ne kontakt ne pune apo ne shtepi pa e ditur se jane te demshme per bebin. Aftesia riprodhuese e partnerit tuaj mund te demtohet nga substancat kimike qe perdoren ne laboratoret e fotografise, metalet e renda, zhiva dhe disa pesticide. Keto kane aftesine te demtojne spermatozoidet. Keshilla speciale; Disa probleme qe kane te bejne me shendetin duhet te kerkojne kujdes te vecante ne shtatezani. Ne shume nga keto raste nje ndjekje e vazhdueshme e tyre apo edhe trajtimi para dhe gjate shtatezanise mund te ndihmoje per te prandalur problemet ose per te bere me pak serioze ato. Ja pse kujdesi para shtatezanise eshte vital per te pasur nje bebe te shendetshem. Kushtet mjeksore: Grate qe kane diabet, tension te larte, epilepsi, ose jane obeze kerkojne nje kujdes te vecante ne shtatezani. Menyra e trajtimit tuaj duhet te ndryshoje ne shtatezani per tju pershtatur shtatezanise. Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj ne se perdorni medikamente te ndryshme per te trajtuar semundjet qe ju keni, pasi ka disa lloj medikamesntesh qe mund te demtojne shtatezanie. Ketu perfshihen disa medikamente qe hollojne gjakun, qe ulin tensionin, medikamentet qe perdoren kunder pucrave te fytyres (acne), medikamentet qe perdoren per te trajtuar epilepsine. Ju duhet te mbani nen kontroll semundjet tuaja para se te ngeleni shtatezane. Ne epoken e sotme, te gjtha grate diabetike i kane shanset per te lindur femije te shendetshem ne. qe. se. ato mbajne nje diete te rregullte, bejne ushtrime gjimnastikore dhe mbajne ne shifra nrmale sheqerin ne gjak, para dhe gjate shtatezanise. Vaksinimi: Infeksionet mund te demtojne nenen dhe bebin. Disa infeksione gjate shtatezanise mund te shkaktojne difekte ne lindje ose te demtojne fetusin. A keni kryer kalendarin e plote te vaksimit? Grate ne moshen e riprodhimit duhet te kryejne kalendarin e plote te vaksinimit si pjese e kujdesit te paralindjes. • Tetanozi dhe difteria behen cdo 10 vjete • Fruthi, Rubeola, Parotiti 1 here ne. Qe. se. Nuk i kaeni kaluar • Varicella 1 here ne qe se nuk e keni kaluar • Human papilloma virus Vaksinimi behet mes moshes 9-26 vjec. • Vaksinimi per hepatitin A, B • Vaksinimi per gripin • Vaksinimi per preumokokun Eshte e rendesishme qe vaksinimi te kryhet para shtatezanise, pasi disa vaksina mund te jene te demshme kur perdoren ne shtatezani, ose nuk dihen efektet negative te tyre. Grate qe ngelen shtatezana gjate sezonit te gripit (tetor- maj) mund te vaksinohen per gripin. Vaksina e gripit eshte e sigurte dhe perdorimi i saj nuk ben dem gjate shtatezanise. Infeksionet: Infeksionet qe transmetohen gjate raporteve seksuale quhen infeksione te transmetuara seksualisht. Keto infeksion mund te demtojne shtatezanine. Ato mund te infektojne bebin dhe te nxisin abortin, lindjen parakohe apo te plasin ujrat parakohe. Disa prej tyre mund te shkojne ne ambientin qe jeton bebi dhe te demtojne bebin paslindjes. Shume per tyre mund te jene shkak i uljes se aftesise per te ngele shtatezane. Ne. Qe. se mendoni se ju ose partnerit tuaj keni nje infeksion te transmetuar seksualisht, ju duhet te beni analizat e nevojshme qe mund t ju rekomandohen nga mjeku. Mbas percaktimit te shkatarit te infeksionit duhet te merrni mjekimin per trajtimin e tij. Per nje infeksion te transmetuar seksualisht duhet te trajtoheni ju edhe partneri juaj. Gjate mjekimit nuk duhet te kryeni mardhenie seksuale, ose do ti kryeni te mbrojtur me prezervative. Shtatezanite e kaluara; Mjeku juaj do t ju pyesi rreth shtatezanive te meparshme. Ai duhet te dije ecurine dhe nderlikimet e shtatezanive te meparshme per te planifikuar edhe egzaminimet dhe testet e nevojshme. Ju duhet ta sqaroni me detaje ne. se keni me shume se 2 shtatezani te humbura ne 10 javet e para, ne. se. keni shtatezani te komplikuara apo keni lindur nje femije me anomali. Historia juaj familiare shendetesore: Disa difekte mund te jene te pranishme ne disa familje. Kur nje anetar i afert i familjes tuaj kanje difekt gjenetik, ju keni rezik qe te trashegoni te njejtin problem. Ju duhet te dini ne. se. familjen tuaj ka persona qe kane diabet, tension te larte, epilepsi, vonse ne zhvillimin mental, histori familiare per tromboza, apo per difekte ne lindje, preprara se te shkoni tek mjeku juaj. Kjo duhet qe kur mjeku t ju pyese ju ti dini, qe mjeku te percaktoje planin e ekzaminimeve dhe te testeve qe duhet te kryeni. Disa difekte mund te jene te trasheguara. Keto quhen difekte gjenetike. Disa difekte gjenetike hasen me shpesh ne disa grupe etnike te popullates; p.sh; drepanocitoza dhe talasemia hasen me teper ne popullaten qe ka jetuar prane kenetave dhe ky difekt gjenetik i transmetohet femijeve, Fibroza kistike haset me teper ne popullaten kaukaziane. Bazuar ne moshen tuaj, historine familiare, dhe etinine te ciles i perkisni, ju duhet te beni nje konsultim me gjenetistin, per te vlersuar riskun qe keni per te lindur nje femije me anomali. Testet e bera mund te zbulojne disa anomali gjenetike, per te cilat prinderit mund te ekzaminihen para shtatezanise.

 
 
 
 
 
 
 
 



Faqja shikohet me mire ne versionet me te fundit te browserave: Mozilla Firefox; Internet Explorer ; Google Chrome

Ju mund t'ju duhet Adobe Flash Player per te shikuar faqen e plote   

©2010 Te Gjitha te drejtat jane te rezervuara - Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbreteresha Geraldine"                                                                                       Nga