Linke më të përdorura

Viti 2014 ishte një vit mjaft i suksesshëm për sa i përket investimeve dhe punës që është bërë në S.U.O.GJ.“Mbretëresha Geraldinë”.

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Lajme dhe evente

Dinamika e dy viteve të fundit 2013-2014 është lehtësisht e identifikueshme dhe bën diferencë.
Kemi bëre investime të rëndësishme në spitalin tonë dhe kemi mundësuar aparatura të ndryshme nëpërmjet donatorëve të ndryshëm.

Vlen për t’u theksuar se prej më se një viti në spitalin tonë nuk mungon asnjë medikament, vaksinë apo material mjekësor.

Një ndër sfidat kryesore për këtë spital është edhe higjiena, të cilën kemi arritur ta mbajmë në maksimum. S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” ka edhe një Komitet për Higjienën, i cili çdo muaj shikon ku është ngarkesa mikrobike më e lartë, dhe më pas merren masat për dezinfektimin e këtyre ambienteve ku mendohet se ka probleme.

Gjithashtu, gjatë vitit 2014 kemi pasur një rritje të numrit të lindjeve, si dhe është ulur parametri i vdekshmërisë foshnjore. Gjatë vitit të shkuar, nuk kemi pasur asnjë vdekshmëri amëtare, gjë e cila është edhe si rezultat i punës së gjithë stafit të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”.

Po të vazhdojmë të punojmë me këtë qasje, besoj se do të mund të arrijmë, që të bëjmë një sinergji shumë të mirë, nëpërmjet edhe mundësive shtesë që na vijnë nga fondet dytësore.

Për sa kohë ky kontribut është real, për sa kohë kjo dinamikë realizohet në terren, ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën e mundëshme për institucionin tonë.

  • Salla e re operatore dhe rikonstruktimi i dy sallave ekzistuese në Shërbimin e Gjinekologjisë (01/2015)

Falë fondeve të siguruara nga të ardhurat dytësore të spitalit tonë në Janar të vitit 2015 u përurua Reparti i Gjinekologjisë ku u rikonstruktuan dy sallat ekzistuese dhe u hap një salle të re operatore.

Në këtë repart kishte dy salla gjinekologjie, të cilat kishin shumë vite që nuk ishin rikonstruktuar, dhe ishin në kushte jo shumë të favorshme për punën. Duke parë fluksin e pacientëve, ishte shumë e nevojshme që të shtohej dhe një sallë e re. Me rikonstruksionin e dy sallave aktuale të gjinekologjisë, si dhe me hapjen e një salle të re, arritëm që të ulim radhën për interventet gjinekologjike, dhe t’ju shërbejmë pacienteve në një periudhë kohore më të shpejtë, dhe sigurisht dhe me cilësi më të mirë. Duke pasur të gjitha kushtet dhe mjetet bashkëkohore pacientja ndihet më e sigurt dhe mjekët punojnë në kushte të favorshme për shërbimin sa më dinjitoz ndaj pacienteve. Tashmë këto salla janë të pajisura me të gjitha mjetet e standardeve evropiane;

me sistemin e duhur kirurgjikal, si dhe janë të kompletuara me ajër të kondicionuar dhe me respirator.

Me përmirësimin e kushteve mund të themi që kemi arritur standartet botërore në komplikacionet postoperate, - pra kemi jashtëzakonisht pak komplikacione postoperatore.

Me sallat e reja sterile është eliminuar akoma më shumë marrja e infeksioneve gjatë operacioneve. Në këtë mënyrë, është ulur edhe qëndrimi i pacienteve në maternitet, nga 7-8 ditë që rrinin pas ndërhyrjeve, tani rrinë 4-5 ditë, sepse punohet në kushte më të mira dhe më të favorshme të sterilitetit.

Disa nga Aparaturat që u blenë në specifike për sallën janë:

Llamba Operatore          copë 3 (tre)

Monitor Pacienti           copë 3 (tre)

Kondicioner Bakterologjik

Tapete Bakterologjike

Dyer për sallat operatore copë 3 (tre).

 


  • Gjashtë Inkubator për Shërbimin e Neonatologjisë (2014)

Repartit të Terapisë Intensive në Shërbimin e Neonatologjisë i janë shtuar 6 inkubator të rinj të ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.



  • Rinovimi i Laboratorit Klinik-Biokimik, Mikrobiologjik (03/2014)

U inaguruan gjashtë aparaturat e reja laboratorike ekzaminuese, të cilat u mundësuan si pjesë e programit të ndihmës për sistemin e kujdesit shëndetësor shqiptar nga Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Me futjen në punë të këtyre gjashtë aparaturave të reja u shtua gama e analizave laboratorike duke përmirësuar shërbimin laboratorik në aspektin cilësor dhe sasior. Tashmë falë këtyre aparaturave në spitalin tonë mund të kryehen analizat për identifikimin e Talasemisë.

  • Rikonstruktimi i ‘Qëndres së Shëndetit të Gruas’

Gjithashtu, falë të ardhurave dytësore të spitalit tonë është rikonstruktuar ‘Qëndra e Shëndetit të Gruas’.

  • Sondë për Ekografi dhe Softi (2013)

Si rrjedhojë e rritjes së numrit të pacientëve që kërkonin shërbim pranë Qëndrës së Shëndetit të Gruas në S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”,në fund të vitit 2013 nga Reparti i Obstetrikës u trasferua Aparatura e Ekografisë Kardiake (model VIVID P3 i vitit 2012). Tani kjo është një ekografi Obstetrikale-Gjinekologjike, falë sondës për ekografi e cila u bë e mundur (me akt dhurimi) nga Banka Kombëtare Tregetare (BKT) dhe Softit me të dhënat obstetrikale-gjinekologjike i cili u bë i mundur me të ardhurat dytësore të Spitalit tonë.

 

  • Sondë Ekografike Konvekse/ C3-7ED (Dhjetor 2013)

“Fondacioni i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjëtorëve të Ditëve të Mëvonshme” në bashkëpunim me "Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës" i dhuruan Qëndrës së Shëndetit të Gruas të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”-s, Sondën Ekografike Konvekse/ C3-7ED.

 

  • Eko Gjinekologjike Portative me sondë Abdominale dhe Vaginale (02/2014)

Banka SOCIETE GENERALE ALBANIA i dhuroi S.U.O.GJ. "Mbretëresha Geraldinë-s" një Eko Gjinekologjike Portative me sondë Abdominale dhe Vaginale. (model CTS 5500, prodhues SIUI.)

 

  • 4 (Kater) Monitor për pacientet (24/12/2013)

Me të ardhurat dytësore të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” u investua për 4 (katër) Monitor për Pacientët e Reanimacionit, Modeli PUM-2703 Nikon Kodden. Instalimi i këtyre monitorëve përbën një hap shumë të rëndesishëm për përmirësimin e shërbimit të ofruar ndaj pacientit.

 

  • Mamografia

Që në muajin Tetor të 2014, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit kemi vënë në punë edhe sistemin e Mamografisë, i cili kishte kohë që nuk punonte, për arsyen sepse nuk kishte mjekë dhe laborantë të cilët të kryenin ekzaminimet. Aktualisht ndodhet edhe mjeku, edhe laborantja, të cilët bëjnë Mamografi dhe Eko Gjiri.

  • Aparatit Rengen Xray (portativ) (2014)

Me fondet dytësore të  S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” kemi berë të mundur edhe blerjen e Aparatit Rengen Xray (portativ) për radiografi.

 

  • Aparat Respirator

Duke ditur që kemi shumë lindje prematurë, na nevojiteshin edhe disa respiratorë. Falë të ardhurave dytësore të spitalit tonë bëmë të mundur blerjen e një Aparati Respirator, i cili është shumë i nevojshëm për sistemin e tubimit për fëmijët..

 

  • Gjithashtu kemi bërë të mundur:

Pulsoksimeter                copë 3 (tre),

Karroca Pacienti            copë 4 (katër)

Paravento                      copë 4 (katër)

Stativa                          copë 28(njëzetetetë

  • Kardiotokograf  (08/2014)

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijes (FSNF) falë edhe kontributit të dhënë nga miq të cilët morën pjesë në eventin “Darkoni për nënat dhe bebat” mundësoi blerjen dhe dhurimin per spitalin tonë të një kardiotokografi për një nga sallat e lindjes tek S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë.”

 

  • Sete Kirurgjikale

Gjithashtu ky fondacion i dhuroi Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” edhe 114 copë sete të reja kirurgjikale.

 

  • Kalim Pajisjesh Mjekësore nga Shërbimi Spitalor Lac (29/01/2014)

Për mbulimin e nevojave si rezultat i ngarkesës që duhet të përballojë S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”, janë kaluar disa pajisje mjekësore nga Shërbimi Spitalor Lac. Pajisjet mjekësore janë si më poshtë: Aparat Anestezie, Aspirator për salla operatore, Llampë Fototerapije, Elektrobisturi, Krevat Lindjeje, Analizator Spektrofotometër dhe disa sete kirurgjikale për Obstetrikë –Gjinekologji.