Lajme dhe Evente

Takimi me Sheba Medical Center
Zhvilluam një takim të frytshëm me drejtues të Sheba Medical Center të Izraelit, ku ndamë eksperiencat, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e menaxhimit spitalor, duke marrë modelet më të mira nga Sheba Medical Center, që është një prej qendrave të ekselencën botërore në fushën e shëndetësisë.
Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për stafin drejtues të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në kuadër të planit të #MSHMS për rritjen e kapaciteteve të menaxhimit spitalor në vendin tonë.