Shërbimet që ofron Reparti i Neonatologjisë
- Parent Category: Shërbimet tona
- Written by Geraldina
- Published in Shërbimi i Neonatologjisë
• Asistencë në cdo lindje normale me një mjek neonatolog dhe me një një infermiere shërbimi.
• Asistencë të përforcuar me dy mjek neonatologe dhe një infermiere shërbimi (apo dhe më tepër) për rastet urgjente kur keto njoftohen si të tilla nga mjeku obstetër që menaxhon lindjen.
• Përkujdesje maksimale për të porsalindurin dhe vendosja e hershme në gji Brenda orës së parë të jetës kur e lejon gjëndja shëndetësore e bebit dhe e nënës.
• Ndjekje korrekte dhe dinamike e gjëndjes shëndetësore të cdo të porsalinduri në cdo repart ku ai trasferohet deri në daljen e tij nga materniteti nga mjeku i patronazhit dhe nga infermierja e dhomes.
• Vaksinim të rregullt dhe korrekt të bebit në prani të nënës me grupin e vaksinave që aplikohen të i porsalinduri sipas kalendarit dhe udhëzimeve përkatëse.
• Organizon kurse dhe trajnime me të gjitha nënat e reja për problemet që lidhen me nënën dhe bebin që nga rëndësia e ushqyerjes së hershme në gji dhe gjithë problematiken lidhur me përkujdesjen dhe mirërritjen e fëmijës së tyre.
• Pajisja e cdo nënë të re me gjithë informacion dhe me gjithë dokumentacionin përkates për bebin e tyre, gjëndjen shëndetësore të tij, vaksinimin, dinamikën e ndjekjes, përkujdesjen etj.
• Konsulton rastet që dërgohen nga konsultori për të gjitha problematikat shëndetësore të periudhës neonatore (deri në 28 ditë) duke bërë edhe zgjedhjet përkatëse.
• Konsulton me telemedicinë cdo rast që kërkohet dhe mundet me rrethe të ndryshme të vendit
• Organizon dhe therret konsulta me mjekë specilistë të ndryshëm sipas problematikave që paraqet cdo i porsalindur i hospitalizuar në klinikën e neonatologjisë
• Në repartin e Terapisë Intensive ofrohet trajtim bashkëkohor, profesional dhe i specializuar për të gjitha patologjitë neonatore që paraqet i porsalinduri.
Këtu ndodhet edhe Reparti i Bebeve të braktisura “Djepi i Engjëjve”. Ndryshimet në këtë repart të cilat vazhdojnë të kryhen herë pas here u inician nga OSSAB (Organizata në Mbështetje të Bebebeve të Braktisura)
Personeli përbehet si më poshtë:
• Mjekë neonatologë
• Infermierë
• Personel mbeshtetës