Shërbimi i Obstetrikës
Shërbimi i Obstetrikës mbart peshën më të madhe të volumit të punës në spital. Aty realizohen lindjet, në rrugë natyrale ose me operacion.
Personeli në këtë shërbimin është i përbërë si më poshtë:
- Mjekë obstetër-gjinekologë
- Mami
- Përsonel mbështetës
Shërbimi i Obstetrikës ka këto njësi:
- Njësia e pranim/urgjence. Në këtë njësi pranohen të gjithë pacientet që paraqiten për shtrim të planifikuar apo si raste urgjence. Kjo njësi funksionon 24/7 për të gjithë shtrimet që kryhen në SUOGJ. Kjo njësi shërben si njësi për triazhimin e urgjencave duke i shpërndarë më pas shtrimet sipas shërbimit përkatës. Kjo njësi ka të përfshirë dhomë pritje e pacientes, dhomë trajtimi ditor për pacientet që nuk kanë nevojë për shtrim,dhomë ekzaminimi si dhe dhomë mjekimi . Ky Repart ka dhe një shërbim trajtimi ditor për pacientet që nuk kanë nevojë për shtrim. Për cdo paciente në këtë repart plotësohet dokumentacioni (kartela) sipas klinikes ku do të hospitalizohet pacientja. Për pacientet që nuk shtrohen plotësohet kartelë ditore ose dokumentohet në regjistër.
- Pjesa më e rëndësishme e Shërbimit të Obstetrikës është Blloku i Lindjes dhe Operacionit ku realizohet vëllimi më i madh i punës, ku numri i lindjeve eshte 6500-7000 lindje në vit. Ky bllok përbëhet nga 4 salla lindjeje dhe 3 salla operacioni.
- Klinika post lindje dhe nënave me femijë në reanimacion. Këtu pacientet transferohen dhe trajtohen nga 5-6 orë mbas lindjes deri në dalje nga spitali.Në këtë klinikë marrin shërbim gratë e lindura me lindje vaginale dhe ato me operacion. Lehonat e lindura në mënyrë vaginale qendrojnë në spital jo më pak së 24 h nga lindja dhe lindjet me sectio cesarea jo më pak se 48 h nga lindja. Të porsalindurit qëndrojnë pranë nënës që nga momenti i lindjes deri në daljen nga spitali me përjashtim të rasteve kur lind nevoja për shërbim të specializuar transferohet në reanimacionin.
Our Services