Shërbimi i Patologjisë së shtatëzanisë
Ky shërbim përmblidhet në një kat godine dhe ka 26 shtretër.
Numri i personelit në këtë shërbim është 18, dhe ndahen si më poshtë:
• Mjekë
• Mami
• Personel Mbështetës

Në këtë Repart shtrohen pacientë shtatëzanë që janë ndërlikuar nga një problem shëndetësor përgjatë barrës. Patologjitë më të shpeshta të trajtuara në kërë shërbim janë lindja pra kohe, hipertensioni i shtatzanisë, infeksioni urinar dhe diabeti mellitus. Për pacientët e shtruara vëmendja është e dyfishtë, për shëndetin fetal dhe të nënës. Për diagnozën prenatale Shërbimi Patologjisë së barrës shfrytëzon ekografinë, monitorimin kardiotokografik si dhe laboratorin klinik dhe biokimik. Në raste specifike te diagnostikimit të pacienteve, kërkohet kontribut dhe nga disiplina të tjera të shërbimit shëndetesor terciar si në mjek, pajisje ekzaminuse dhe laboratorike nëpërmjet Qëndrës së Koordinimit Në shërbimin e Patologjisë së Barrës realizohen edhe praktika mësimore me specializante, student dhe mami/infermierë sipas kurikulave.