Lajme dhe Evente

Donacioni i Pajisjes së Radiografisë

Jul 5, 2024

Këtë javë pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Drejtoresha e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” Prof.Dr. Eliona DEMALIAJ së bashku me Zëvëndës Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Entela RAMOSACAJ, pritën Zëvëndës Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë.

Z. Yoichi FUKASAËA dhe Ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Znj. Kikuko KATO për ceremoninë e dorëzimit të pajisjes së radiografisë dixhitale, donacion i Ambasadës Japoneze për SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, në kuadër të programit Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal.

Kjo pajisje e re e radiografisë dixhitale pritet të mundësojë një rritje të numrit të pacientëve me cilësi dhe siguri më të lartë të diagnozave të kryera pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.


Raste të Emergjencës