Përditësuar më: 11 / 04 / 2026
- Programi i Transparencës Hyrje
- Rreth autoritetit
- Kuadri Ligjor Rregullator dhe Integrimi Europian (Tekstet e Plota)
- E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
- Mekanizmat kontrollues dhe monitorues
- Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare
- Informacion për procedurat e prokurimit
- Shërbimet që ofrohen nga AP
- Procedurat / mekanizmat për të dhënë mendime
- Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit
- Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
- Ndihma shoqërore / subvencione të dhëna nga AP
- Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të nevojshme për publikim nga AP
Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit. Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AP.
Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP. Nëse AP nuk ka/zotëron informacione pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj,)
SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, si institucion shëndetësor publik universitar, ushtron veprimtarinë e tij në ofrimin e shërbimit shëndetësor të specializuar në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë, duke siguruar kujdes për gratë shtatzëna para, gjatë dhe pas lindjes, si dhe për të porsalindurit. Gjithashtu, institucioni ofron diagnostikim, trajtim dhe ndjekje për patologjitë gjinekologjike, në përputhje me misionin dhe shërbimet e tij të shpallura publikisht.
Në përmbushje të funksioneve të tij, institucioni ofron dhe organizon shërbime të specializuara, ndër të cilat përfshihen shërbimi i obstetrikës, gjinekologjisë, patologjisë së shtatzënisë, neonatologjisë, anestezi-reanimacionit, terapisë intensive, radiologjisë, farmacisë, kontrollit të infeksionit, si edhe shërbime diagnostike dhe parandaluese nëpërmjet Qendrës së Shëndetit të Gruas.
Si institucion universitar, SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” ushtron gjithashtu funksione mbështetëse në edukimin dhe formimin praktik të profesionistëve të shëndetësisë, krahas rolit të tij në ofrimin e kujdesit shëndetësor të specializuar dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për gratë, nënat dhe të porsalindurit. Kjo përputhet edhe me objektivin e shpallur publikisht nga institucioni për të përmirësuar cilësinë e jetës së grave dhe për të ofruar trajtime të personalizuara e mbështetje të vazhdueshme.
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
- Vendimmarrja e AP (vendime/rekomandime/urdhra, etj.)
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
Veprimtaria e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” mbështetet në një kuadër të gjerë ligjor dhe nënligjor, i cili rregullon sistemin e kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë.
Ky kuadër përfshin ligje dhe akte nënligjore që përcaktojnë organizimin, funksionimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, mbi të cilat bazohet ushtrimi i veprimtarisë institucionale.
Në këtë kuadër, më poshtë paraqitet një përmbledhje ilustrative dhe jo shteruese e akteve më të rëndësishme ligjore dhe nënligjore, të cilat përbëjnë themelin juridik të funksionimit të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
Për transparencë të plotë dhe lehtësi përdorimi, secilit akt i është bashkëlidhur një link aktiv, që të çon drejtpërdrejt në versionin më të fundit të publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Botimeve Zyrtare (QBZ).
Kjo mundëson që çdo qytetar të konsultojë dokumentin zyrtar në mënyrë të saktë dhe të besueshme.
1. Konventa për të drejtat e Fëmijëve
https://qbz.gov.al/share/-495H8QUQ6CO6F8iqBQIGg
2. Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Lirive Themelore.
https://qbz.gov.al/share/EYgjhzxmTJKjXHJFdBZESg
3. Konventa-mbi-eliminimin-e-Diskriminimit-ndaj-Grave
Konventa mbi eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave
4. Pakti Nderkombetar per te Drejtat Civile dhe Politike
Pakti Nderkombetar per te Drejtat Civile dhe Politike
1. Ligj Nr. 10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”: https://www.qbz.gov.al/eli/ligj/2009/03/30/10107/137d2b4c-cef4-4a0f-828a-59a1274c4994?q=ligji%20per%20kujdesin%20shendetesor%20ne%20republiken%20e%20shqiperise
2. Ligj Nr. 105/2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”: https://www.qbz.gov.al/share/rkiLjbEkSGWnFZ1Qt_Pu0w
3. Ligj Nr. 8045, datë 7.12.1995 “Për Ndërprerjen e Shtatëzanisë”: https://www.qbz.gov.al/share/sF_Kea_MRNa2PXgUuvLRxQ
4. Ligj Nr. 8615, datë 1.6.2000 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”: https://www.urdhrimjekeve.org.al/dokumenta/ligj_nr_123_dt_25_9_2014_19324_um.pdf
5. Ligj Nr. 8876, datë 4.4.2002 “Për Shëndetin Riprodhues” i ndryshuar: https://qbz.gov.al/share/8EghBzw_Q5aQ1bYoX90ffA
6. Ligj Nr. 9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar: https://www.qbz.gov.al/share/qzKckBPATeilUISwAndf2Q
7. Ligj Nr. 9150, datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar: https://www.qbz.gov.al/share/36-yYZ2uT5WBEEztdHDqdg
8. Ligj Nr. 10 138, datë 11.5.2009 “Për Shëndetin Publik”, i ndryshuar: https://www.qbz.gov.al/share/OPmcTJUjTHKtxnSzEpo81A
9. Ligj Nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”: https://www.qbz.gov.al/share/eduVQgWtS4a8lngJsyLj3Q
10. Ligji Nr. 55/2022 “Për Shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë”: https://qeverisjavendore.gov.al/wp-content/uploads/2024/08/Ligj-nr.-55-date-7.7.2022-Per-sherbimin-spitalor-ne-Republiken-e-Shqiperise.pdf
11. Ligj nr. 8528, datë 23.9.1999 “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”: https://www.qbz.gov.al/share/WlV1jU2YQYyKapJ6-3iUgQ
12. Ligj Nr. 10 328, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”: https://www.qbz.gov.al/share/GeOh5Vd9RNSpWIDFJ79l1w
13. Ligj Nr. 89/2014 “Për pajisjet mjekësore”: https://www.qbz.gov.al/share/3WC5g3m-Q0yFKg1p6ks9BA
14. VKM nr. 308, datë 21.5.2014 “Për miratimin e paketave të shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi në shërbimin spitalor”: https://www.qbz.gov.al/share/DU85A3oYSf6gBLJRZEfmAQ
15. Ligji Nr. 9154/2003 “Për Arkivat”, i ndryshuar: https://www.qbz.gov.al/share/clXlZyAtT5Grobt_96kivA
16. VKM nr. 66, datë 3.2.2017 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për ngritjen dhe organizimin e shërbimeve dhe strukturave shëndetësore universitare”: https://www.qbz.gov.al/share/pXJvOlNbQjeZFsJ5wbnsNQ
17. VKM nr. 70, datë 15.2.2001 “Për statusin e spitaleve universitare”, i ndryshuar: https://www.qbz.gov.al/share/tNLCTq_4R2qaWzAIwXpT9w
18. VKM nr. 655, datë 10.11.2017 “Për miratimin, si strukturë shëndetësore universitare, të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”: https://www.qbz.gov.al/share/cjwn8ERYRQGMw_Ote0Xfig
19. Udhëzim nr. 499, datë 02.07.2017 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike”: https://www.qbz.gov.al/share/L4rcYoAcRhGs-1XIDHRQ1Q
20. Udhëzim nr. 205, datë 9.4.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, lirimit dhe disiplinës së mjekëve…”: https://qbz.gov.al/share/udle0297SMiYi-KDd_Tq8A
21. VKM nr. 424, datë 26.06.2024 “Për miratimin strukturës së pagave, niveleve të pagave, e të shtasve mbi pagë, kompensimeve dhe të trajtimeve të tjera financiare të punonjësve të sistemit shëndetësor, në institucionet shëndetësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në strukturat shëndetësore të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”:
https://www.qbz.gov.al/share/JzWBEgzpTXKySihwtcuZ-Q
• Informacion mbi procesin e integrimit evropian;
• Dokumente strategjike për integrimin evropian.
• Raportime mbi zbatimin e detyrimeve në procesin e integrimit evropian.
• Raporte monitorimi, auditimi dhe vlerësimi nga ana e Komisionit Evropian (p.sh. Progres Raporti, etj.)
• Dokumenta të tjera mbi procesin e integrimit evropian.
• Akte nënligjore;
• Rregullore;
• Kodi i sjelljes;
• Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit;
• Strategji;
• Raport vjetor;
Për të garantuar këtë të drejtë, brenda institucionit është caktuar një Koordinator i dedikuar për të Drejtën e Informimit, i cili vepron si pikë kontakti për çdo qytetar apo palë të interesuar që dëshiron të marrë informacion në mënyrë zyrtare.
Koordinatorja për të Drejtën e Informimit:
a. Emër: Jonada Caushi;
b. Funksioni: Koordinatore për të Drejtën e Informimit;
c. E-mail zyrtar: MbretereshaGeraldine@shendetesia.gov.al;
d. Adresa: Bulevardi “Zogu I”, Tiranë.
e. Orari: E Hënë – E Enjte: 8:00 – 16:30 / E Premte: 8:00 – 14:00
A. Formulari standard për kërkesë për informacion;
Kërkesat për informacion dorëzohen në formë të shkruar, fizikisht në sekretarinë e institucionit ose elektronikisht përmes emailit të mësipërm. Për lehtësi, në faqen zyrtare të S.U.O.GJ “Mbretëresha Geraldinë” është vënë në dispozicion një formular standard, i cili mund të shkarkohet dhe plotësohet nga çdo kërkues informacioni:
Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji dhe për të caktohet një numër rendor.
Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informa-cioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik. Përjashtimisht, kërkesat për njohjen me informacionin arkivor të ruajtur në arkivat e përhershëm trajtohen në përputhje me ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat.”
Në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme.
Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin. Arsyeja e vetme që justifikon dërgimin e kërkesës një autoriteti tjetër është mungesa e informacionit të kërkuar.
B. Procedura e ankimimit në rast refuzimi të informacionit;
Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
Hapat për ankimin janë si më poshtë:
1. Ankimi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit: Qytetari mund të drejtohet tek:
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
- Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Godina nr. 5, Tiranë.
Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, si institucion publik shëndetësor, vepron në një kuadër të qartë ligjor dhe institucional të mbikëqyrjes dhe kontrollit.
Përgjegjshmëria dhe llogaridhënia janë të garantuara nëpërmjet mekanizmave të rregullt të monitorimit dhe vlerësimit të performancës, si në aspektin administrativ, ashtu edhe në atë financiar, etik e profesional.
Autoritetet që ushtrojnë kontroll apo mbikëqyrje funksionale ndaj institucionit janë si më poshtë:
Institucionet publike që ushtrojnë kontroll dhe monitorim:
1. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS);
2. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH);
Informacioni mbi buxhetin, si dhe të dhënat financiare përkatëse, mund të aksesohet nëpërmjet platformës zyrtare në lidhjen e mëposhtme: https://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2019 ose https://opendata.gov.al
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Informacioni mbi procedurat e prokurimit publik, përfshirë regjistrin përkatës dhe elementet e tij të publikuara nga SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, mund të aksesohen gjithashtu edhe nëpërmjet platformës zyrtare sipas lidhjes së mëposhtme:
https://www.app.gov.al ose https://opendata.gov.al
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik kliko këtu: regjistri i parashikimeve te procedurave te prokurimit 2026
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
Zbatimi dhe monitorimi i kontratave nga institucioni kryhen në përputhje me Ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, VKM-në nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe me të gjitha aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi në këtë fushë. Institucioni ushtron veprimtarinë e tij në respektim të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator përkatës, si dhe në përputhje me rekomandimet, udhëzimet dhe orientimet e organeve kompetente dhe mbikëqyrëse në fushën e prokurimit publik.
Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë
- tarifat përkatëse (nëse ka)
- formular aplikimi
- afati kohor
- procedurë ankimimi
Secili qytetar/pacient që ka ankesë lidhur me shërbimet, cilësinë e shërbimeve të ofruara në spital, mund të paraqitet personalisht pranë ambienteve tona ose të bëj një ankesë me shkrim, në të cilën të shpjegojë të gjitha rrethanat të cilat ai mendon se i janë cënuar dhe institucioni jonë do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm administrative për zgjidhjen e saj. Ankesa duhet të ketë bashkëlidhur edhe fotokopje të kartës së identitetit të ankuesit, adresën dhe një numër celulari për njoftim.
- standardet për cilësinë e shërbimit
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
Të gjitha shërbimet janë të listuara në menu, ose në faqen kryesore.
- Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
Sistemi i mbajtjes, administrimit, klasifikimit dhe ruajtjes së dokumentacionit në institucion rregullohet në përputhje me Ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për Arkivat”, i ndryshuar si dhe me aktet nënligjore dhe rregullat arkivore në fuqi.
Dokumentacioni i institucionit ruhet dhe administrohet sipas natyrës, llojit, vlerës ligjore dhe historike të tij, duke u ndarë në kategori dhe duke iu nënshtruar afateve të ruajtjes sipas legjislacionit në fuqi. Arkivimi, qarkullimi dhe ruajtja e dokumenteve kryhen në përputhje me rregullat për arkivat në fuqi.
Llojet kryesore të dokumentacionit që institucioni ruan:
Institucioni, në përputhje me funksionet e tij, administron dhe ruan, ndër të tjera, këto kategori kryesore dokumentacioni:
- dokumentacion administrativ;
- dokumentacion shkresor;
- dokumentacion mjekësor i pacientëve;
- regjistra të statistikave shëndetësore;
- dokumentacion teknik, logjistik etj.
Ky regjistër përditësohet dhe publikohet në faqen e internetit të autoritetit publik, si dhe në mjediset e pritjes së publikut në zyrat e autoritetit publik. Identiteti i kërkuesve të informacionit nuk pasqyrohet në regjistër.
Institucioni ynë angazhohet që çdo kërkesë të trajtohet me transparence dhe në përputhje të plotë me ligjin, në funksion të forcimit të besimit të publikut dhe respektimit të së drejtës për informim.
Regjistri i ri Kthim Pergjigjesh – JANAR – QERSHOR 2025
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AP
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
- Procedura e ankimimit
Një pjesë e konsiderueshme e kërkesave për informacion që i drejtohen Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” lidhen me dokumentacionin mjekësor që ka të bëjë me historikun shëndetësor të pacientëve dhe shërbimet e ofruara gjatë trajtimit të tyre në institucion.
Këto kërkesa vijnë zakonisht nga vetë pacientët. Informacionet më të zakonshme që kërkohen përfshijnë:
-
- Kopje të certifikate asistence lindjeje, epikriza, etj;
Çdo kërkesë për këtë lloj informacioni trajtohet në përputhje me procedurat e institucionit, duke respektuar të drejtën e pacientit për akses në të dhënat e veta shëndetësore, mbrojtjen e konfidencialitetit mjekësor dhe detyrimin ligjor për ruajtjen dhe dokumentimin e çdo veprimi të kryer.
Transparenca në proceset e rekrutimit është një ndër parimet themelore që garanton integritetin dhe barazinë e mundësive në administratën publike shëndetësore.
Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” angazhohet të sigurojë publikimin në kohë dhe në mënyrë të aksesueshme të të gjitha njoftimeve për vende të lira pune dhe procedurave përkatëse të përzgjedhjes së kandidatëve. S.U.O.GJ. e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me standardet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS).
Në SUOGJ personeli administrativ dhe mjekësor punësohet nëpërmjet konkursit. Konkursi për personelin mjek bëhet nëpërmjet Portalit “Mjekë për Shqipërinë”, për personelin mami/infermier, laborant, punesimi bëhet nëpërmjet Portalit “Infermier për Shqipërinë”.
Për punesimin e personelit të administratës dhe personelit ndihmës respektohen dispozitat e Kodit të Punës.
• Njoftimet për vende të lira pune;
Publikohen nëpërmjet Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik, në platformën: https://www.app.gov.al/t%C3%AB-tjera/arkiva/arkiva-e-buletinit-t%C3%AB-prokurimit-publik
Njoftimet përmbajnë të dhëna mbi pozicionin vakant, kriteret e pranimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet për aplikim.
• Procedura e rekrutimit;
Procesi i rekrutimit zhvillohet në përputhje me përshkrimin dhe hapat e përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, ku përfshihen:
-
- verifikimi i dokumentacionit të paraqitur;
- faza e vlerësimit me pikë për përvojën dhe kualifikimet;
- testimi dhe/ose intervistimi (kur aplikohet);
- renditja përfundimtare dhe shpallja e fituesit.
• Njoftime të ndryshme.
• Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbimin civil.
• Raporte
• Publikime
• Statistika
• Projekte
• Bashkëpunime
Të gjitha procedurat dokumentohen dhe ruhen duke respektuar parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe mosdiskriminimit.