GJENI DOKTORIN TONË
Ekipi Ynë i Kualifikuar Gjithmonë Gati për Të Ndihmuar Ju
SHIHNI SHËRBIMET TONA
Ne Kemi Instrumente Mjekësore Moderne.
EKIPI YNË I KUALIFIKUAR
Shërbimi Mjekësor për Emergjenca 24/7 Disponibël
Historiku
Reparti i pare i Maternitetit ne Tirane eshte inaguruar me 7 Maj 1937 prane spitalit civil “Zogu I”.
Ky repart merrte persiper te realizonte edhe funksione te sherbimit per lindjet operative dhe nderhyrjet kirurgjikale.
Ndertimi i themeleve te “Shtepise se Nanes dhe Femis” (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia), ka filluar ne fund te vitit 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra” dhe u ndertua ne nje kohe rekord per kohen.
Punimet perfunduan ne fund te Nentorit te vitit 1942.
Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “”Mbretëresha Geraldinë” ka funksionuar si shtëpi lindje që nga viti 1940, por vetëm në dt 28.11.1942 doli zyrtarisht urdhri nga Ministria e Financave e asaj kohe.Universiteti i Tiranës filloi zyrtarisht aktivitetin në vitin 1952, ndersa Fakulteti i Mjekësisë u përfshi në këtë strukturë pak më vonë. Në këtë periudhë spitali funksiononte si Strukturë Universitare për lëndën e Obstetrikë – Gjinekologjisë dhe u quajt Materniteti Nr.1.
Në dt. 08.12.2004 me urdhër nga Ministria e Shëndetësisë i vihet emri: Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, emër që mban dhe sot. Aktualisht Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “”Mbretëresha Geraldinë” është spital terciar, ku në bazë të një koordinimi drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë referohen raste të ndërlikuara ardhur referuar nga spitalet rajonale dhe ato bashkiake.
- SUOGJ është person juridik me zotësi të plotë për të vepruar.
- SUOGJ është institucion publik në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
- e ushtron veprtimtarinë e tij në përputhje me standartet e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka të drejtë t’i rivlerësojë ato çdo vit.
Misioni
“Të ofrojmë kujdes shëndetësor të përparuar dhe individual për gratë në çdo fazë të jetës së tyre, duke integruar mjekësinë e specializuar, shkencën dhe teknologjinë. Kemi një përkushtim të palëkundur ndaj edukatës dhe kërkimit shkencor, duke përmirësuar standardet e trajtimit dhe shërbimit. Ndërtojmë një mjedis të përkujdesur dhe të bashkëpunimit për ekipin tonë mjekësore dhe pacientët tanë.”
Këto shprehje janë thjesht shembuj dhe mund të ndryshojnë në varësi të filozofisë dhe objektivave të institucionit shëndetësor. Vizioni shpesh shpreh një imazh të ardhshëm të dëshiruar, ndërsa misioni përcakton qëllimet dhe angazhimet konkrete për të arritur atë vizion. Përmes përdorimit të kësaj deklarate, spitali universitar obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” shpreh angazhimin e tij për kujdesin shëndetësor të cilin ofron dhe përcakton se si do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të grave dhe familjeve në komunitetin tonë.
Vizioni
” Të tejkalojmë standardet e kujdesit shëndetësor në fushën e obstetrikës dhe ginekologjisë, duke u bërë një qendër e njohur e shëndetit të grave dhe familjeve. Synojmë të jemi pionierë në inovacionin mjekësor dhe edukimin shëndetësor, duke ndikuar pozitivisht në jetën e pacientëve dhe komunitetit tonë.”
Shërbimet Tona Kryesore
Sherbimet Tona
Lexo me shume
Lexo me shume
Lexo me shume
Lexo me shume
Lexo me shume
Lexo me shume
Lexo me shume
Lexo me shume
Lexo me shume
Lexo me shume
Per
Pacienti dhe sistemi i referimit
Mjek Specialist
Pacienti paraqitet tek mjeku i familjes duke u identitikuar me mjet identifikimi.
Urgjenca 24/7
Pacienti referohet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” nga mjeku specialist.
Sistemi i Referimit
Pacienti referohet pranë mjekut specialist të qarkut për konsultë më të specializuar.
Shtrimi
Pacienti paraqitet ne recepsionin e spitalit me rekomandimin e mjekut te familjes dhe kodin e planifikimit. Pacienti identifikohet, regjistrohet dhe shoqërohet nga koordinatorët në ambientin përkatës ku do të kryhet vizita me mjekun specialist
Lexoni Lajmet tona të Fundit
Lajmet dhe Artikujt
Dita Botërore e Prematuritetit
Në Ditën Botërore të Prematuritetit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj në takimin e organizuar në këtë ditë, shprehu një...
Donacioni i Pajisjes së Radiografisë Dixhitale
Këtë javë pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Drejtoresha e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” Prof.Dr. Eliona DEMALIAJ së bashku me Zëvëndës Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Entela RAMOSACAJ, pritën Zëvëndës...
Takimi me Sheba Medical Center
Zhvilluam një takim të frytshëm me drejtues të Sheba Medical Center të Izraelit, ku ndamë eksperiencat, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e menaxhimit spitalor, duke marrë modelet më të mira nga Sheba Medical Center, që është një...
Orari i vizitave për familjarët e pacienteve të shtruara pranë SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë" është në këto dy intervale:
– Paradite 12:00 – 13:00
– Pasdite 17:00 – 19:00