Qendra e Shëndetit të Gruas

S.U.O.GJ “Mbretëresha Geraldinë” ka një qendër shërbimi ambulator (Qendra e Shëndetit të Gruas) që funksionon që nga vitit 2002. Qëndra e shëndetit të Gruas ofron shërbim çdo ditë të javës nga e hëna në të premtë, nga ora 08.00 – 16.00. Stafi mjekëve operon sipas një gafiku të miratuar nga titullari i institucionit.

Kjo qëndër ofron shërbimet si :

-echografi ( obstetrikale, gjinekologjike )

-pap – Test

-colposkopi

-histerosalpingografi

-vizita ( obstetrikale , gjinekologjike )

-mamografi

-echografi gjiri

-biopsi nen drejtimin e colposkopisë

-vizite kardiologjike

-planifikim familjar

-amniocenteza

-klasa prenatale

Të gjitha pacientet që janë të pajisura me kartë shëndetësore dhe rekomandim nga mjeku i familjes me vulën e qëndrës shëndetësore dhe të gjinekologut përkatës përfitojnë nga të gjitha shërbimet e mësipërme pa pagesë. Nëse pacientet paraqiten pa dokumentacionet përkatëse, shërbimi merret kundrejt tarifave të caktuara nga MSHMS.

Për cdo informacion apo prenotim shërbimesh ju mund të telefononi në numrin e telefonit: 042259118, nga dita e Henë në të Premte, ora 8.00 deri ne ora 16.00. Tarifat per shërbimet mjekësore Tarifat per shërbimet mjekeore per pacientet te cilët nuk janë të referuar pëpërmjet sistemit të rëfërimit marrin shërbim kundrejt tarifave të përcaktuara me VKM nga MSHMS.

Më poshtë do të gjeni listën e afishuar të cmimeve sipas shërbimeve mjekësore:

h

PAP TESTI

Pap testi (i njohur gjithashtu si Testi i Papanikolau ose Cervical Smear) është një test i përdorur për të shqyrtuar qelizat nga qafa e mitrës (cerviksi) dhe për të zbuluar mundësinë e kancerit të qafës së mitrës ose ndryshimeve të tjera që mund të çojnë në kancer. Ky test është shumë i rëndësishëm për përgjigjen e hershme ndaj ndryshimeve abnormale të qelizave, duke mundësuar trajtim të hershëm dhe parandalimin e zhvillimit të kancerit.

h

KOLPOSKOPIA

Kolposkopia është një procedurë diagnostikuese e përdorur për të shqyrtuar më nga afër qafën e mitrës (cerviksin), vaginën dhe vulvën, për të identifikuar ndryshime jonormale që mund të tregojnë për probleme të mundshme, përfshirë infeksione, sëmundje të qafës së mitrës, displazi (ndryshime të qelizave që mund të çojnë në kancer) ose kancerin e qafës së mitrës. Kolposkopia është një mjet i rëndësishëm për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës, pasi mund të zbulojë ndryshimet abnormale të qelizave që mund të çojnë në kancer në faza të hershme.

Shërbimet Tona

Orari

Raste të Emergjencës

+ 355 42 222 609

E hene – E premte

8.00 – 16:00 pm