Shërbimi i Farmacisë
Sektori i Farmacisë në SUOGJ Mbretëresha Geraldinë është një pikë kyce në këtë Institucion për të arritur objektivat e sigurimit te Cilësisë dhe Standarteve së barnave për garantimin e disponibilitetit të barnave, për menaxhimin e kërkesave të shërbimeve, plotësimin e të gjitha nevojave për barnat në këtë Institucion. Farmacia spitalore siguron të gjitha masat për pritjen e barit, ruajtjen e sigurt, shpërndarjen dhe sigurimin e tyre si dhe realizimin e inventarit.

Sherbimi i Farmacise: Shërbimi i Farmacisë në SUOGJ Mbretëresha Geraldinë është një pikë kyce në këtë Institucion për të arritur objektivat e sigurimit te Cilësisë dhe Standarteve së barnave për garantimin e disponibilitetit të barnave, për menaxhimin e kërkesave të shërbimeve, plotësimin e të gjitha nevojave për barnat në këtë Institucion. Farmacia spitalore ka si qellim percaktimin e te gjitha metodave efektive per te siguruar masat për pritjen e barit, ruajtjen e sigurt, shpërndarjen dhe sigurimin e tyre , realizimin e inventarit si dhe cdo procedure tjeter te pershkruar me poshte. Ky shërbim është i integruar ngushtësisht me ekipet mjekësore dhe infermierore për të siguruar që pacientet të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm gjatë periudhave të ndryshme të shtatzënisë, lindjes dhe pas lindjes, si dhe gjatë trajtimit të sëmundjeve gjinekologjike. Farmacistët mbikëqyrin përdorimin e barnave për pacientet në spital, duke siguruar që trajtimi të jetë i sigurt dhe i përshtatshëm për çdo pacient. Ata monitorojnë përdorimin e barnave për të parandaluar mundësinë e gabimeve dhe për t’u siguruar që nuk ka ndërveprime të dëmshme të barnave, veçanërisht për gratë shtatzëna që mund të kenë nevoja të veçanta.Për gratë shtatzëna dhe ato pas lindjes, farmacistët janë të specializuar për të siguruar që barnat të jenë të sigura dhe efektive për të dyja, nënën dhe fëmijën. Ata janë të përfshirë në menaxhimin e barnave për trajtimin e komplikacioneve të shtatzënisë si hipertensioni, diabeti gestacional, infeksionet etj. Trajnimet e vazhdueshme të stafit tonë janë një tjetër armë për rritjen e nivelit të shërbimit dhe kujdesit ndaj pacientit.
Shërbimet Tona