Shërbimi i Radiologjisë
Shërbimi i Radiologjisë pranë SUOGJ jep shërbim imazherik për pacientë ambulator dhe për paciente të shtruar në spital. Për marrjen e shërbimeve imazherike ambulatore duhet vendosur një orar paraprakisht sipas sistemit të referimit në të kundërt shërbimet merren kundrejt tarifave të vendosura nga MSHMS.

Personeli i cili punon në këtë shërbim duhet të jetë i pajisur me masat mbrojtëse të domosdoshme si përparëse plumbi dhe dozimetër rrezatimi, pajisje që mat marrjen e dozës së rrezatimit të jashtëm jonizues.
Mamografitë përgjatë muajit tetor kryhen falas për cdo grua mbi 40 vjec.
Shërbimi i Radiografisë kryesisht përfshin shërbimet si më poshtë:
- Hysterosalpingografi (HSG)
- Mamografi
- Radiografi
Personeli në këtë shërbim është i përbërë:
- Mjek Radiololog
- Teknik Imazherie
SHËRBIMI I RADIOLOGJISË
Mamografia është një test diagnostik që përdor rreze X për të krijuar imazhe të detajuara të gjirit, të cilat ndihmojnë në zbulimin e ndryshimeve të mundshme, si tumoret,cistet,lendimet, që mund të tregojnë për probleme të shëndetit të gjirit. Mamografia është një nga metodat kryesore për diagnostikimin e kancerit të gjirit, duke ofruar mundësinë për të zbuluar shenja të kancerit në faza shumë të hershme, para se të shfaqen simptoma të tjera.
Cdo vit përgjatë muajit Tetor, me mbështetjen e MSHMS në spitalin tonë ofrohet shërbim falas për kryerjen e mamografisë.