Shërbimi i Obstetrikës
Shërbimi i Obstetrikës mbart peshën më të madhe të volumit të punës në spital. Aty realizohen lindjet, në rrugë natyrale ose me operacion.
Personeli në këtë shërbimin është i përbërë si më poshtë:
- Mjekë obstetër-gjinekologë
Mami
Përsonel mbështetës

Shërbimi i Obstetrikës ka këto njësi:
Njësia e pranim/urgjence. Në këtë njësi pranohen të gjithë pacientet që paraqiten për shtrim të planifikuar apo si raste urgjence. Kjo njësi funksionon 24/7 për të gjithë shtrimet që kryhen në SUOGJ. Kjo njësi shërben si njësi për triazhimin e urgjencave duke i shpërndarë më pas shtrimet sipas shërbimit përkatës. Kjo njësi ka të përfshirë dhomë pritje e pacientes, dhomë trajtimi ditor për pacientet që nuk kanë nevojë për shtrim,dhomë ekzaminimi si dhe dhomë mjekimi . Ky Repart ka dhe një shërbim trajtimi ditor për pacientet që nuk kanë nevojë për shtrim. Për cdo paciente në këtë repart plotësohet dokumentacioni (kartela) sipas klinikes ku do të hospitalizohet pacientja. Për pacientet që nuk shtrohen plotësohet kartelë ditore ose dokumentohet në regjistër.
Pjesa më e rëndësishme e Shërbimit të Obstetrikës është Blloku i Lindjes dhe Operacionit ku realizohet vëllimi më i madh i punës, ku numri i lindjeve eshte 6500-7000 lindje në vit. Ky bllok përbëhet nga 4 salla lindjeje dhe 3 salla operacioni.
Klinika post lindje dhe nënave me femijë në reanimacion. Këtu pacientet transferohen dhe trajtohen nga 5-6 orë mbas lindjes deri në dalje nga spitali.Në këtë klinikë marrin shërbim gratë e lindura me lindje vaginale dhe ato me operacion. Lehonat e lindura në mënyrë vaginale qendrojnë në spital jo më pak së 24 h nga lindja dhe lindjet me sectio cesarea jo më pak se 48 h nga lindja. Të porsalindurit qëndrojnë pranë nënës që nga momenti i lindjes deri në daljen nga spitali me përjashtim të rasteve kur lind nevoja për shërbim të specializuar transferohet në reanimacionin.
GJIDHËNIA , NJE PRIORITET PËR NE DHE NËNAT E REJA
Gjidhënia ose sic njihet ndryshe Laktacioni, përfshin ndihmën dhe këshillimin e nenes se re pas lindjes. Një mbështetje e rëndësishme është ofrimi i informacionit dhe mbështetjes praktike në lidhje me ushqyerjen me gji. Stafi ynë eshte i perkushtuar dhe u vjen ne ndihme nenave te reja pas lindjes duke i mësuar teknikat e duhura të gjidhënies, si të ushqejë foshnjën në mënyrë të sigurt dhe efektive dhe të trajtojë çdo problem që mund të ndodhë (si dhimbje, plasaritje e thithkave, etj.)
Stafi ynë trajnohet rregullisht nga ekspertë të laktacionit me protokollet dhe rekomandimet e reja sipas OBSH.
DEPRESIONI POST PARTUM (DPP)
(DPP) është një gjendje e rëndësishme dhe shpesh e nënvlerësuar që ndikon në shumë gra pas lindjes së një foshnje. Ai mund të shkaktojë ndjenja të trishtimit të thellë, shqetësime emocionale dhe, në disa raste, vështirësi në lidhjen me foshnjën e sapolindur. Ky lloj depresioni ka një ndikim të madh në shëndetin emocional dhe psikologjik të nënës dhe mund të ndikojë negativisht në përkujdesin e foshnjës dhe të marrëdhënien e saj me të. Për këtë arsye, kujdesi i duhur nga stafi ynë mjekësor është thelbësor për menaxhimin dhe trajtimin e depresionit post partum duke ofruar mbështetje emocionale
CFARË PËRMBAN VALIXHJA E MATERNITETIT?
Për mamin:
Dokument i identifikimit
- Analizat dhe ekot gjatë ndjekjes së shtatëzanisë
- Aksesorët personal të higjenës dhe kujdesit ndaj vetes
- Këmishë nate (Sipas dëshirës, pasi i disponon spitali)
- Reçipeta për gjidhënie
- Peceta intime të mëdha (të posaçme për periudhën pas lindjes)
- Triko e përshtatshme per gjidhënie
- Corape
- Kupa ose tampona për thithjen e qumështit që rrjedh
- Pandofla
- Peshqir për fytyrën dhe zonën intime
- Karikues telefoni
Për Bebin:
- 2-3 komplete veshje për bebin (Body me mëngë të shkurtra, gjata, paliçeta, çorape, dorashka)
- Kapuç
- Pampers
- Letra të lagura
- Peshqir
- Batanije / Carçaf
- Shampo
- Krem kundër irritimeve
Shërbimet Tona