Linke më të përdorura

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?

Kanceri i gjirit eshte nje nga llojet mete shpeshta te kancereve tek grate, sidomos tek ato mbi 35 vjec. çdo vit rreth 185.000 gra ne Evrope preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin per shkak te kesaj semundjeje. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ne cdo 9 gra, njera dote semuret prej kancerit te gjirit.

Ne Shqiperi kanceri i gjirit eshte kanceri qe haset me shpesh dhe ze vendin e pare ne shkaqet e vdekjeve tek femrat. Ne Shqiperi prej kancerit te gjirit preken rreth 350-400 gra cdo vit.

Read more

Disa nga infeksionet që gratë duhet pasur kujdes

Gratë duhet pasur kujdes nga infeksionet!

Bikinet e lagura, si dhe peshqirët, janë përcjellësit kryesorë të baktereve dhe viruseve, por këtu bëjnë pjesë edhe zhveshtoret dhe tualetet publike nëpër pishina dhe plazhe, kur përmes tyre kalojnë një numër i madh njerëzish.

Nëse jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale, kushtojini më tepër kujdes higjienës tuaj personale, derisa laheni në pishinë.

Gjatë stinës së verës numri i infeksioneve në traktin urogjenital shtohet pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga të nxehtit dhe lagështia. Për të shmangur këto infeksione të pakëndshme, që godasin sidomos gjatë stinës së verës, së pari duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje higjienës tuaj personale.

Read more

Si ti rrisni mundësitë për të mbetur shtatzënë.

Mundohuni që të jetoni në mënyrë të shëndetshme

- Hani ushqim të llojllojshëm, shumë pemë dhe perime, si dhe ushqim të pasur me proteina – peshk dhe shpezë

- Ndërpreni duhanin

- Largoni alkoholin

- Ushtroni rregullisht

- Pushoni dhe shmangni stresin

Read more

Kujdesi ndaj shtatzënave

Shtatzënat duhet të vizitohen rregullisht tek gjinekologu.

Një numër i madh i grave në ditët e sotme janë në marrëdhënje pune, prandaj është e vështirë që të ju sigurohet ndonjë vend pune sa më i përshtatshëm që për shkak të punës të mos shkurtohet koha për ti dhënë

kujdesin dhe dashurinë fëmijëve të tyre.

Gratë sidomos duhet mbrojtur nga puna e natës. Mungesa e nënës gjatë natës ndikon keq në zhvillimin psiqik të fëmiut, e bën atë të pasigurtë “sepse po të ishte nëna afër tij, që të kujdeset për të, ai nuk do të frikësohej, do të flinte i qetë”.

Read more

Ushqimi me gji

4 GJERA QE DUHET TE DINI RRETH PERDORIMIT TE USHQYERJES ME GJI SI METODE PER PARANDALIMIN E SHTATZENIVE TE PAPLANIFIKUARA.

Ju e dini se qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per foshnjen tuaj . Por a e dini se mund ta perdorni njekohesisht ushqyerjen e foshnjes VETEM me gji per te parandaluar shtatzenite e paplanifikuara per 6 muajt e pare

pas lindjes? Ja ku jane kater gjera qe duhet te dini rreth kesaj metode shume efektshme te Planifikimit Familjar, per te parandaluar shtatzenite e paplanifikuara:

Read more

Spiralja - Parandalimi i shtatzenise

5 GJERA QE DUHET TE DINI RRETH SPIRALES (APARATIT) PER TE PARANDALUAR SHTATZENITE E PAPLANIFIKUARA.

Cfare eshte Spiralja me baker?

Spiralja me baker eshte nje aparat i vogel plastik ne forme T-je, krahet e se ciles jane te rrethuar me tel bakri.

Ajo vendoset ne mitren e gruas nga mjeku gjinekolog. Pothuajse te gjitha spiralet kane dy fije najloni ne fund. Fijet dalin nga qafa e mitres ne vagine dhe sherbejne per te kontrolluar spiralen nese eshte akoma aty. Spiralja eshte nje metode e Planifikimit Familjar qe ju mbron nga shtatzenite e paplanifikuara deri ne 12 vjet. Ju mund ta hiqni kur te deshironi edhe me pare se 12 vjet.

Read more

Parandalimi i shtatzenise

6 GJERA QE DUHET TE DINI PER TE PARANDALUAR SHTATZENITE E PAPLANIFIKUARA PAS MARREDHENIEVE TE PAMBROJTURA (KOKRRAT E URGJENCES)

Cfare jane Kokrrat e Urgjences?

Kokrrat e Urgjences jane e vetmja metode e Planifikimit Familjar qe ju mbron nga nje shtatzeni e paplanifikuar

PAS nje marredhenieje te pambrojtur seksuale. Ato duhet te merren brenda 5 ditesh PAS marredhenies se pambrojtur seksuale. Sa me shpejt te merren pas marredhenies se pambrojtur seksuale, aq me te efektshme jane ne parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara.

Read more

Keshilla per ushqimin ne shtatezani

Nje grua shtatezane duhet te haje nje ushqim te larmishem, te pasur me kalori qe te mund te ushqeje mire bebin e vet I cili ka nevoje qe te rritet. Gjate 3 muajve te par ate shtatezanise ju nuk duhet te ndryshoni sasine e kalorive qe merni. Keto kalori nuk duhet te shtohen. Kjo do te thote qe ju nuk duhet te hani per dy vete.

Pap-Testi

Vaksinimi dhe berja rregullisht e PAP-TESTit, ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres.

Cilat femra rrezikohen prej kancerit te qaf'es se mitres?

Cdo femer mund te preket nga kanceri i qafes se mitres.

Por nje femer eshte me e rrezikuar per t'u prekur nese:

• Ka filluar heret aktivitetin seksual

• Ka partnere seksual te shumte

• Ka partnere te cilet kane patur shume partnere seksuale

• Ka nje infeksion nga virusi i Papilomes njerezore-HPV

• Nena, motra apo gjyshja e saj ka patur kancer te qafes se mitres

• Ka apo ka patur nje infeksion seksualisht te transmetueshem perfshi HIV/AIDS.

• Pi duhan.

• Ka patur shtatezeni te shumta.

• Ka imunitet te ulet.

Read more

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video