SHPALLJE PËR MJEKË ME KOHË TË PJESSHME

Afati i aplikimeve: 04 / Maj / 2026 – 11 / Maj / 2026

 

Në mbështetje të legjislacionit në fuqi dhe nevojave të shërbimit, Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” shpall nevojën për kontraktimin e:

  • 1 (një) mjek me kohë të pjesshme në specialitetin Kardiopediatri
  • 1 (një) mjek me kohë të pjesshme në specialitetin Okulistikë

 

1. Mjek Kardiopediatër (me kohë të pjesshme)

Kandidati duhet të plotësojë kriteret si vijon:

a. Të ketë përfunduar studimet e larta në Mjekësi të Përgjithshme;
b. Të ketë specializim në Pediatri dhe Kardiopediatri;
c. Të ketë eksperiencë pune në trajtimin e të porsalindurve dhe ndjekjen e grave shtatzëna;
d. Të ketë leje të vlefshme për ushtrimin e profesionit;
e. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi.

Detyrat kryesore përfshijnë ndjekjen dhe trajtimin e të porsalindurve, konsultat për gratë shtatzëna dhe menaxhimin e patologjive kardiake pediatrike, në përputhje me profilin e spitalit tonë.

 

2. Mjek Okulist (me kohë të pjesshme)

Kandidati duhet të plotësojë kriteret si vijon:

a. Të ketë përfunduar studimet e larta në Mjekësi të Përgjithshme;
b. Të ketë specializim në Okulistikë;
c. Të ketë eksperiencë në ekzaminimin dhe trajtimin okulistik të të porsalindurve;
d. Të ketë leje të vlefshme për ushtrimin e profesionit;
e. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi.

Detyrat kryesore përfshijnë kontrollin dhe ndjekjen okulistike të të porsalindurve, në përputhje profilin e spitalit tonë, i cili ofron shërbime të specializuara në obstetrikë, gjinekologji dhe kujdesin për të porsalindurit.”.

 


 

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Jetëshkrimi (CV);
  2. Fotokopje e letërnjoftimit;
  3. Diploma universitare dhe lista e notave;
  4. Diploma e specializimit;
  5. Leje e ushtrimit të profesionit;
  6. Dokumente që vërtetojnë eksperiencën në punë;
  7. Dëshmi të tjera kualifikimesh;
  8. Vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

  • Pranimi i dokumentacionit bëhet brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e publikimit të njoftimit.
  • Aplikimet dorëzohen në adresën elektronike zyrtare të spitalit dhe/ose pranë zyrës së protokollit,
  • Në përfundim të procedurës, kandidatët fitues do të njoftohen nëpërmjet adresës elektronike të deklaruar në CV.

SPECIALIST NE SEKTORIN E MIREMBAJTJES TEKNIKE

Afati i aplikimeve: 11 / Maj / 2026 – 18 / Maj / 2026

 

KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Hidroteknike;
  • Diplomë e nivelit Master Shkencor në fushën përkatëse;
  • Eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite në profilin përkatës;
  • Njohuri shumë të mira në projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve hidroteknike;
  • Njohuri të legjislacionit në fuqi në fushën e ndërtimit, administrimit publik, prokurimeve publike dhe mirëmbajtjes së objekteve;
  • Aftësi në përgatitjen e raporteve teknike, relacioneve shpjeguese dhe dokumentacionit administrativ e ligjor;
  • Aftësi shumë të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup.

 

KRITERE SPECIFIKE

  • Eksperiencë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve në institucione publike/private.
  • Njohuri mbi sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm, ujë teknik dhe menaxhimin e ujërave të ndotura spitalore;
  • Aftësi në monitorimin e parametrave teknikë dhe higjieno-sanitarë të sistemeve hidroteknike;
  • Përvojë në ndjekjen e punimeve të ndërtimit/rehabilitimit dhe zbatimin e standardeve teknike dhe të sigurisë;
  • Njohuri në përdorimin e programeve teknike (AutoCAD ose programe të ngjashme);
  • Certifikime ose trajnime të lidhura me sigurinë teknike, mjedisin apo menaxhimin e infrastrukturës (përbëjnë avantazh).

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT

  • Ndjek dhe monitoron funksionimin e sistemeve hidroteknike (ujësjellës, kanalizime, drenazhime) në institucion;
  • Planifikon dhe mbikëqyr ndërhyrjet e mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e projekteve të rikonstruksionit dhe përmirësimit të infrastrukturës;
  • Siguron përputhshmërinë me standardet teknike dhe legjislacionin në fuqi;
  • Harton raporte periodike mbi gjendjen teknike dhe nevojat për ndërhyrje;
  • Bashkëpunon me strukturat e tjera për garantimin e kushteve optimale në ambientet spitalore.

 

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Kandidatët duhet të paraqesin:

1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit Europass;
3. Kopje të dokumentit të identifikimit;
4. Kopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave (për diploma të marra jashtë vendit kërkohet njehsim nga MAS);
5. Kopje të noterizuar të librezës së punës ose dokumentacion tjetër që provon eksperiencën;
6. Kopje të noterizuar të certifikatës së njohurive në Microsoft Office;
7. Kopje të noterizuar të dëshmisë së gjuhes të huaj;
8. Raport mjekësor për aftësinë në punë (i lëshuar brenda 3 muajve të fundit);
9. Dëshmi penaliteti (e lëshuar brenda 3 muajve të fundit);
10. Dokumente që vërtetojnë trajnime dhe kualifikime të tjera;
11. Vërtetim nga punëdhënësi aktual për mungesë mase disiplinore (nëse është në marrëdhënie pune);
12. Referenca profesionale;
13. Certifikatë familjare dhe vërtetim banimi.

 

AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT

  • Pranimi i dokumentacionit bëhet brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e publikimit të njoftimit.
  • Dokumentet dorëzohen pranë Zyrës së Protokollit në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.
  • Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet vlerësimit të dokumentacionit (dosjes) dhe intervistës së drejtpërdrejtë.
  • Për çdo paqartësi, kandidatët mund të kontaktojnë në adresën elektronike:
  • MbretereshaGeraldine@shendetesia.gov.al
  • Mosplotësimi i kritereve të mësipërme, si dhe mungesa e ndonjë prej dokumenteve të detyrueshme, sjell skualifikimin automatik të kandidatit.

Fatal error: Uncaught ErrorException: md5_file(/home/suogj/public_html/wp-content/litespeed/css/4ec35ba776e131a5ee76a6ce471ec0e8.css.tmp): Failed to open stream: No such file or directory in /home/suogj/public_html/wp-content/plugins/litespeed-cache/src/optimizer.cls.php:148 Stack trace: #0 [internal function]: litespeed_exception_handler(2, 'md5_file(/home/...', '/home/suogj/pub...', 148) #1 /home/suogj/public_html/wp-content/plugins/litespeed-cache/src/optimizer.cls.php(148): md5_file('/home/suogj/pub...') #2 /home/suogj/public_html/wp-content/plugins/litespeed-cache/src/optimize.cls.php(845): LiteSpeed\Optimizer->serve('https://www.suo...', 'css', false, Array) #3 /home/suogj/public_html/wp-content/plugins/litespeed-cache/src/optimize.cls.php(338): LiteSpeed\Optimize->_build_hash_url(Array) #4 /home/suogj/public_html/wp-content/plugins/litespeed-cache/src/optimize.cls.php(265): LiteSpeed\Optimize->_optimize() #5 /home/suogj/public_html/wp-content/plugins/litespeed-cache/src/optimize.cls.php(226): LiteSpeed\Optimize->_finalize('<!DOCTYPE html>...') #6 /home/suogj/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(341): LiteSpeed\Optimize->finalize('<!DOCTYPE html>...') #7 /home/suogj/public_html/wp-includes/plugin.php(205): WP_Hook->apply_filters('<!DOCTYPE html>...', Array) #8 /home/suogj/public_html/wp-content/plugins/litespeed-cache/src/core.cls.php(464): apply_filters('litespeed_buffe...', '<!DOCTYPE html>...') #9 [internal function]: LiteSpeed\Core->send_headers_force('<!DOCTYPE html>...', 9) #10 /home/suogj/public_html/wp-includes/functions.php(5493): ob_end_flush() #11 /home/suogj/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(341): wp_ob_end_flush_all('') #12 /home/suogj/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(365): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #13 /home/suogj/public_html/wp-includes/plugin.php(522): WP_Hook->do_action(Array) #14 /home/suogj/public_html/wp-includes/load.php(1308): do_action('shutdown') #15 [internal function]: shutdown_action_hook() #16 {main} thrown in /home/suogj/public_html/wp-content/plugins/litespeed-cache/src/optimizer.cls.php on line 148