SHPALLJE PËR MJEKË ME KOHË TË PJESSHME
Afati i aplikimeve: 04 / Maj / 2026 – 11 / Maj / 2026
Në mbështetje të legjislacionit në fuqi dhe nevojave të shërbimit, Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” shpall nevojën për kontraktimin e:
- 1 (një) mjek me kohë të pjesshme në specialitetin Kardiopediatri
- 1 (një) mjek me kohë të pjesshme në specialitetin Okulistikë
1. Mjek Kardiopediatër (me kohë të pjesshme)
Kandidati duhet të plotësojë kriteret si vijon:
a. Të ketë përfunduar studimet e larta në Mjekësi të Përgjithshme;
b. Të ketë specializim në Pediatri dhe Kardiopediatri;
c. Të ketë eksperiencë pune në trajtimin e të porsalindurve dhe ndjekjen e grave shtatzëna;
d. Të ketë leje të vlefshme për ushtrimin e profesionit;
e. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi.
Detyrat kryesore përfshijnë ndjekjen dhe trajtimin e të porsalindurve, konsultat për gratë shtatzëna dhe menaxhimin e patologjive kardiake pediatrike, në përputhje me profilin e spitalit tonë.
2. Mjek Okulist (me kohë të pjesshme)
Kandidati duhet të plotësojë kriteret si vijon:
a. Të ketë përfunduar studimet e larta në Mjekësi të Përgjithshme;
b. Të ketë specializim në Okulistikë;
c. Të ketë eksperiencë në ekzaminimin dhe trajtimin okulistik të të porsalindurve;
d. Të ketë leje të vlefshme për ushtrimin e profesionit;
e. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi.
Detyrat kryesore përfshijnë kontrollin dhe ndjekjen okulistike të të porsalindurve, në përputhje profilin e spitalit tonë, i cili ofron shërbime të specializuara në obstetrikë, gjinekologji dhe kujdesin për të porsalindurit.”.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje e letërnjoftimit;
- Diploma universitare dhe lista e notave;
- Diploma e specializimit;
- Leje e ushtrimit të profesionit;
- Dokumente që vërtetojnë eksperiencën në punë;
- Dëshmi të tjera kualifikimesh;
- Vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
- Pranimi i dokumentacionit bëhet brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e publikimit të njoftimit.
- Aplikimet dorëzohen në adresën elektronike zyrtare të spitalit dhe/ose pranë zyrës së protokollit,
- Në përfundim të procedurës, kandidatët fitues do të njoftohen nëpërmjet adresës elektronike të deklaruar në CV.