Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit
Kanceri i gjirit eshte nje nga llojet mete shpeshta te kancereve tek grate, sidomos tek ato mbi 35 vjec. çdo vit rreth 185.000 gra ne Evrope preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin per shkak te kesaj semundjeje. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ne cdo 9 gra, njera dote semuret prej kancerit te gjirit.
Ne Shqiperi kanceri i gjirit eshte kanceri qe haset me shpesh dhe ze vendin e pare ne shkaqet e vdekjeve tek femrat. Ne Shqiperi prej kancerit te gjirit preken rreth 350-400 gra cdo vit.
Disa nga infeksionet që gratë duhet pasur kujdes
Gratë duhet pasur kujdes nga infeksionet!
Bikinet e lagura, si dhe peshqirët, janë përcjellësit kryesorë të baktereve dhe viruseve, por këtu bëjnë pjesë edhe zhveshtoret dhe tualetet publike nëpër pishina dhe plazhe, kur përmes tyre kalojnë një numër i madh njerëzish.
Nëse jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale, kushtojini më tepër kujdes higjienës tuaj personale, derisa laheni në pishinë.
Gjatë stinës së verës numri i infeksioneve në traktin urogjenital shtohet pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga të nxehtit dhe lagështia. Për të shmangur këto infeksione të pakëndshme, që godasin sidomos gjatë stinës së verës, së pari duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje higjienës tuaj personale.
Si ti rrisni mundësitë për të mbetur shtatzënë.
Mundohuni që të jetoni në mënyrë të shëndetshme
– Hani ushqim të llojllojshëm, shumë pemë dhe perime, si dhe ushqim të pasur me proteina – peshk dhe shpezë
– Ndërpreni duhanin
– Largoni alkoholin
– Ushtroni rregullisht
– Pushoni dhe shmangni stresin
Këshilloni partnerin të jetojë shëndetshëm
Këshilloni partnerin që të mos vesh ndërresa apo pantalona të ngushtë, që të zvogëlojë mundësinë e problemeve me spermë.
Mos planifikoni kur do të bëni dashuri, bëjeni këtë spontanisht , por nëse nuk po mundeni të mbeteni shtatzënë, natyrisht se duhet angazhuar rreth kësaj.
Bëni dashuri para kohës së ovulimit
– për ta ditur ovulimin duhet ta llogarisni përmes kohëzgjatjes së ciklit. Nëse e keni ciklin normal, 28 ditë, me siguri ovulimin do ta keni 14 ditë.
– ovulimin mund ta përcjellni edhe përmes asaj se si duket muskusi cervikal – në periudhën rreth ovulimit ai është i zgjeruar dhe i zgjatur, ndërsa jashtë tij është i trashë dhe i pazgjatur.
– edhe një mundësi paraqet edhe përcjellja e temperaturës bazale – çdo mëngjes, duke filluar nga dita e parë e ciklit, para se të ngriteni, nën gjuhë matni temperaturën dhe mbani në shënim një diagramë. Në momentin kur iu kërcen temperatura dmth. ajo paraqet ovulimin, në atë mënyrë duke e përcjellur temperaturën bazale gjatë tre muajve, në muajin e katërt do ta dini se kur duhet të keni marrëdhënje – menjëherë para kërcimit të temperaturës.
– egziston edhe një mënyrë e thjeshtë – të bleni një set për parashikimin e ovulimin, i cili mat nivelin e hormoneve të caktuara dhe përdoreni në periudhën kur do të duhej të jetë ovulimi.
Mundohuni që sa më shpesh të keni marrëdhënje seksuale
Marrëdhënjet e shpeshta intime, përveç që rrisin mundësinë për të mbetur shtatzënë, krijojnë edhe afërsinë në mes të partnerëve!
Kujdesi ndaj shtatzënave
Shtatzënat duhet të vizitohen rregullisht tek gjinekologu.
Një numër i madh i grave në ditët e sotme janë në marrëdhënje pune, prandaj është e vështirë që të ju sigurohet ndonjë vend pune sa më i përshtatshëm që për shkak të punës të mos shkurtohet koha për ti dhënë kujdesin dhe dashurinë fëmijëve të tyre.
Gratë sidomos duhet mbrojtur nga puna e natës. Mungesa e nënës gjatë natës ndikon keq në zhvillimin psiqik të fëmiut, e bën atë të pasigurtë “sepse po të ishte nëna afër tij, që të kujdeset për të, ai nuk do të frikësohej, do të flinte i qetë”.
Është fakt që nëpër fabrika (uzina) egzistojnë vende pune ku kushtet e punës janë shumë të rënda dhe fakti tjetër është që lëndimet profesionale të cilat mund të shfaqen gjatë orarit të punës mund të dëmtojnë edhe funksionimin gjeneral të gruas.
Sipas të dhënave ligjore, gratë e punësuara i takojnë kategorisë e cila ka një mbrojtje të caktuar shoqërore. Mbrojtje e veçantë nevojitet për shtatzënat në punë të rënda fizike, në vende të punës me ndikim të dëmshëm, mbrojtje nga orari i punës gjatë natës, pushimi i lindjes, mungesa në punë ti paguhet, etj.
Tek shtatzënat egziston edhe mundësia e limituar për të punuar edhe gjatë shtatzanisë normale. Duhet ti ndalohet puna në orarin e tretë për shtatzënat. Poashtu ti ndalohet puna me kemikale, me pesticide, në ambiente të mbyllura pa ajrosje ku ka gazra dhe avuj të helmueshëm. Shtatzënat nuk duhet ti ekspozohen avujve të zhivës, pluhurit të manganit dhe gazrave të helmueshëm, avullit dhe pluhurit të ndryshëm.
Shtatzënave iu ndalohet rreptësisht puna me aparat rentgen dhe në vende të ndryshme ku egziston radiacion – rrezatim. Nëse shtatzëna ka variçe (vena në këmbë) duhet ti kursejmë ato nga qëndrimi i gjatë në këmbë si dhe bartja e peshave.
Nëse gjatë shtatzanisë paraqitet anemia (pagjaksia), që është shumë e shpeshtë, apo infeksioni urinar, ato janë të paafta për punë, sepse kanë nevojë për kujdes të gjinekologut apo internistit. Shtatzënat duhet të vizitohen rregullisht tek gjinekologu, pa marr parasysh ecurinë e shtatzanisë.
Tek shtatzanitë patologjike (gjakderdhja gjatë shtatzanisë, aborti spontan i mëparshëm etj), shtatzënat janë të paafta për të punuar, sepse iu duhet shërim në klinika gjinekologjike.
Ushqimi me gji
4 GJERA QE DUHET TE DINI RRETH PERDORIMIT TE USHQYERJES ME GJI SI METODE PER PARANDALIMIN E SHTATZENIVE TE PAPLANIFIKUARA.
Ju e dini se qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per foshnjen tuaj . Por a e dini se mund ta perdorni njekohesisht ushqyerjen e foshnjes VETEM me gji per te parandaluar shtatzenite e paplanifikuara per 6 muajt e pare
pas lindjes? Ja ku jane kater gjera qe duhet te dini rreth kesaj metode shume efektshme te Planifikimit Familjar, per te parandaluar shtatzenite e paplanifikuara:
Ushqyerja e foshnjes me gji ju ndihmon te mbroheni nga shtatzenite e paplanifikuara. Ju mund ta perdorni ushqyerjen e foshnjes me gji si nje menyre per te parandaluar shtatzenite e paplanifikuara, POR duhet te siguroheni se i perbushni njekohesisht tre kushtet e meposhtme:
1. Ju e ushqeni foshnjen VETEM me gji aq shpesh sa ajo te kerkoje, diten dhe naten – por mos e lini me shume se 3 ore pa e ushqyer. Foshnjes nuk i duhet dhene asnje ushqim shtese, qofte ky uje apo lengje te tjera. Qumeshti i nenes ploteson cdo nevoje te foshnjes per 6 muajt e pare pas lindjes.
2. Juve NUK ju kane ardhur periodat.
3. Foshnja eshte 6 muaj ose me pak.
Kur keto tre kushte permbushen njekohesisht formojne nje metode shume te sigurt te Planifikimit Familjar – Metoden e Amenorrese nga Laktacioni.
Nese njeri nga keto kushte te kesaj metode ndryshon, ju mund te mbeteni shtatzene perseri, nese nuk mbroheni me menyra te tjera. Vazhdoni ta ushqeni foshnjen me qumesht gjiri dhe diskutoni me mjekun apo mamine per te zgjedhur nje metode tjeter te Planifikimit Familjar, per t’u mbrojtur nga shtatzenite e paplanifikuara.
Si funksionon kjo metode?
Metoda e Amenorrese nga Laktacioni, si nje metode e Planifikimit Familjar realizohet si pasoje e ushqyerjes se VAZHDUESHME VETEM me qumesht gjiri te foshnjes. Amenorrea eshte mungesa e periodave dhe Laktacioni lidhet me ushqyerjen me qumesht gjiri. Ushqyerja e vazhdueshme vetem me qumesht gjiri shtyn ardhjen e periodave per nenat dhe parandalon krijimin e kushteve per te mbetur shtatzene.
Sa e efektshme eshte kjo metode?
Nese te tre kushtet e pershkruara me lart permbushen korrektesisht, kjo metode eshte me shume se 98% e efektshme- me pak se 2 ne 100 gra mund te mbeten shtatzena. Rreziku i shtatzenive mund te jete me i madh, nese foshnjes i jepen ushqime apo lengje te tjera ne shtese te qumeshtit te gjirit.
Cfare duhet bere kur njeri nga kushtet e metodes nuk permbushet?
Ju mund te vazhdoni ta ushqeni foshnjen me qumesht gjiri dhe njekohesisht te perdorni metoda te tjera te Planifikimit Familjar, te cilat nuk ndikojne ne ciles ine apo sasine e qumeshtit te gjirit:
o Prezervativet
o Spiralen (aparati)
o Kokrrat apo Metoda me lnjeksion (gjilperat) per nenat qe ushqejne me gji
o Lidhja e tubave per grate apo sterilizimi mashkullor per burrat, si metoda te perhershme apo te parikthyeshme te Planifikimit Familjar.
Pyesni dhe diskutoni me mjekun apo mamine, nese doni te filloni nje metode te Planifikimit Familjar, per te parandaluar apo shtyre shtatzenite tuaja.
Mbani mend 3 kushtet e Metodes se Amenorese nga Laktacioni:
1. Ju e ushqeni foshnjen VETEM me gji aq shpesh sa ajo te kerkoje, diten dhe naten- por mos e lini me shume se 3 ore pa e ushqyer. Foshnjes nuk i duhet dhene asnje ushqim shtese, qofte ky uje apo lengje te tjera.
2. Juve NUK u kane ardhur periodat.
3. Foshnja eshte 6 muaj ose me pak.
Nese njeri nga keto kushte ndryshon, vazhdoni ta ushqeni me gji dhe diskutoni me mjekun apo mamine per te zgjedhur nje metode te Planifikimit Familjar, qe nuk ndikon ne cilesine apo sasine e qumeshtit te gjirit, si :
a. Prezervativet.
b. Kokrrat per nenat qe ushqejne me gji.
c. Metoda me lnjeksion (gjilpera) per nenat qe ushqejne me gji.
d. Spiralja (aparati).
e. Lidhja e tubave per grate apo sterilizimi mashkullor per burrat.
Spiralja - Parandalimi i shtatzenise?
5 GJERA QE DUHET TE DINI RRETH SPIRALES (APARATIT) PER TE PARANDALUAR SHTATZENITE E PAPLANIFIKUARA.
Cfare eshte Spiralja me baker?
Spiralja me baker eshte nje aparat i vogel plastik ne forme T-je, krahet e se ciles jane te rrethuar me tel bakri.
Ajo vendoset ne mitren e gruas nga mjeku gjinekolog. Pothuajse te gjitha spiralet kane dy fije najloni ne fund. Fijet dalin nga qafa e mitres ne vagine dhe sherbejne per te kontrolluar spiralen nese eshte akoma aty. Spiralja eshte nje metode e Planifikimit Familjar qe ju mbron nga shtatzenite e paplanifikuara deri ne 12 vjet. Ju mund ta hiqni kur te deshironi edhe me pare se 12 vjet.
Pse Spiralja eshte nje zgjedhje e mire per ju?
Sepse Spiralja:
Eshte shume e sigurt dhe e efektshme per parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara (99,4% e efektshme- per 6 ne 1000 gra kjo metode mund te deshtoje).
Eshte nje metode e vlefshme per 12 vjet, nese deshironi mbrojtje afatgjate nga shtatzenite e paplanifikuara. Nese ju keni ne plan te filloni nje shtatzeni tjeter, mund ta hiqni Spiralen ne cdo kohe qe do te deshironi – edhe para 12 vjetesh.
Ju mbeteni shtatzene menjehere pas heqjes se Spirales.
Nuk nderhyn gjate marredhenies seksualeburrat nuk i ndiejne fijet e saj.
Nuk ka nevoje per vizita te tjera ne klinike, pas vendosjes se saj.
Si funskionon Spiralja?
Spiralja vendoset ne mitren e gruas nga mjeku gjinekolog.
Spiralja me baker ne forme T-je parandalon ashkimin e spermes se mashkullit me vezet e femres. Ne kete menyre nuk ndodh shtatzenia.
Veprimi i saj filion menjehere sapo eshte vendosur.
Eshte shume e sigurt dhe e efektshme per gati te gjitha femrat seksualisht aktive; femrat qe kane apo jo femije, femra te cdo moshe- perfshire adoleshentet dhe grate mbi 40 vjec.
Efektet anesore te zakonshme te Spirales.
Nje pjese e grave qe vendosin Spirale mund te kene:
Perioda (zakone) me te shtuara ne sasi dhe me te zgjatura ne kohe se zakonisht;
Njollosje gjaku – te vogla dhe te pakta gjate muajit;
Shtim te dhimbjeve gjate periodave.
Keto efekte anesore jane normale dhe do te kalojne per 3 deri 6 muajt e pare pas vendosjes se Spirales. Nese keni shqetesime te tjera, atehere keshillohuni me mjekun qe u vendosi Spiralen.
Kur dhe ku mund te vendosni Spirale?
Spiralja mund te vendoset ne cdo kohe, nese ju jeni e sigurt se nuk jeni shtatzene.
Nese sapo keni lindur nje femije, ju mund ta vendosni Spiralen gjate vizitave te zakonshme pas javes se 4-6-te pas lindjes.
Mund ta vendosni Spiralen ne cdo maternitet apo konsultore te gruas ne Qendrat Shendetesore.
Pyesni dhe diskutoni me mjekun dhe mamine e specializuar per te ditur nese Spiralja me baker eshte metoda me e mire dhe me e pershtatshme per ju.
Mbani mend!
Spiralja parandalon shtatzenite e paplanifikuara deri ne 12 vjet.
Mund ta hiqni Spira len kur te deshironi edhe para 12 vjetesh, nese planifikoni te keni nje shtatzeni.
Mbeteni shtatzene menjehere pas heqjes se Spirales.
Eshte shume e sigurt dhe e efektshme per gati te gjitha femrat seksualisht aktive; femrat qe kane apo jo femije, femra te cdo moshe perfshire adoleshentet dhe grate mbi 40 vjec.
Spiralja vendoset dhe hiqet nga mjeku gjinekolog.
Pyesni dhe diskutoni me mjekun gjinekolog apo mamine e specializuar, per te ditur nese Spiralja me baker eshte metoda me e mire dhe me e pershtatshme e Planifikimit Familjar per ju.
Parandalimi i shtatzenise
6 GJERA QE DUHET TE DINI PER TE PARANDALUAR SHTATZENITE E PAPLANIFIKUARA PAS MARREDHENIEVE TE PAMBROJTURA (KOKRRAT E URGJENCES)
Cfare jane Kokrrat e Urgjences?
Kokrrat e Urgjences jane e vetmja metode e Planifikimit Familjar qe ju mbron nga nje shtatzeni e paplanifikuar
PAS nje marredhenieje te pambrojtur seksuale. Ato duhet te merren brenda 5 ditesh PAS marredhenies se pambrojtur seksuale. Sa me shpejt te merren pas marredhenies se pambrojtur seksuale, aq me te efektshme jane ne parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara.
Kur duhet te perdoren Kokrrat e Urgjences?
Kokrrat e Urgjences perdoren pas cdo marredhenieje te pambrojtur seksuale;
Pas deshtimit te nje metode tjeter mbrojtese te Planifikimit Familjar (p.sh. carja e prezervativit gjate marredhenies apo mosterheqja e penisit ne kohen e duhur para derdhjes se spermes);
Nese gruaja ka harruar te marre 3 apo me shume kokrra nga paketa mujore e kokrrave per parandalimin e shtazenive te paplanifikuara, apo ka filluar paketen e re te kokrrave 3 dite me vonese.
Kush mund t’i perdore Kokrrat e Urgjences?
Kokrrat e Urgjences jane te pershtatshme dhe te sigurta te perdoren nga te gjitha femrat seksualisht aktive.
Ato mund te perdoren ne cfaredo lloj kushtesh shendetesore qe mund te jete gruaja, pavaresisht problemeve te tjera shendetesore qe ajo mund te kete.
Kokrrat e Urgjences mund te perdoren sa here qe ju mendoni se mund te mbeteni shtatzene, par ato nuk perdoren si nje mbrojtje e vazhdueshme (cdo dite).
Kokrrat e Urgjences nuk jane te efektshme, nese gruaja eshte tashme shtatzene. Njekohesisht, ato nuk demtojne shtatzenine tashme te filluar.
Si veprojne Kokrrat e Urgjences?
Kokrrat e Urgjences veprojne duke shtyre kohen e pjekjes se vezeve te femra dhe duke krijuar kushte jo te pershtatshme ne miter per fillimin e nje shtatzenie.
Kokrrat e Urgjences nuk ju mbrojne nga shtatzenite prej marredhenieve seksuale qe kryeni pas marrjes se tyre, edhe nese kryeni marredhenie seksuale ne te njejten dite.
Ku gjenden Kokrrat e Urgjences?
Kokrrat e Urgjences, tetilla si Postinor-2, Norlevo dhe Preventol mund te gjenden ne farmaci. Pyesni mjekun, mamine apo farmacistin, per menyren e perdorimit te tyre.
Keni nevoje per Kokrra te Urgjences apo metoda te vazhdueshme te Planifikimit Familjar?
Nese keni nevoje per mbrojtje te vazhdueshme (cdo dite), atehere ju mund te zgjidhni nje metode tjeter Planifikimi Familjar.
Pyesni dhe diskutoni me mjekun apo mamine rreth metodave te Planifikimit Familjar, qe ju japin nje mbrojtje te vazhdueshme dhe tee efektshme nga shtatzenite e paplanifikuara.
Mbani mend!
Kokrrat e Urgjences jane te efektshme deri ne 5 dite (120 ore) PAS marredhenies seksuale te pambrojtur.
Sa me shpejt te merren pas marredhenies seksuale te pambrojtur, aq me te efektshme jane.
Ato jane te pershtatshme per t’u perdorur nga te gjitha femrat seksualisht aktive.
Keshilla per ushqimin ne shtatezani
Nje grua shtatezane duhet te haje nje ushqim te larmishem, te pasur me kalori qe te mund te ushqeje mire bebin e vet I cili ka nevoje qe te rritet. Gjate 3 muajve te par ate shtatezanise ju nuk duhet te ndryshoni sasine e kalorive qe merni. Keto kalori nuk duhet te shtohen. Kjo do te thote qe ju nuk duhet te hani per dy vete.
C’fare duhet te dini dhe te beni para se te planifikoni nje shtatezani??
C’fare duhet te dini dhe te beni para se te planifikoni nje shtatezani?
Written by GeraldinaCategory: Këshilla
Planifikimi i shtatezanise tuaj te ardhme ju ndihmon juve dhe bebin tuaj te ardhshem, per te patur nje shtatezani pa probleme dhe nje bebe te shendetshem. Shume gra nuk e dine qe kane ngelur shtatezana per shume jave, pas konceptimit duke e rrezikur bebin e ardhem, pasi javet e para te shtatezanise jane te rendesishme per rritjen e bebit tuaj.
ÇFARË ËSHTË KIRURGJIA MININVAZIVE?
Kirurgjia miniinvazive është një lloj kirurgjie që përdor teknika të përparuara për të kryer operacione me prerje më të vogla dhe me një ndërhyrje më të kufizuar krahasuar me kirurgjinë tradicionale.
Laparoskopia në gjinekologji është një teknikë kirurgjikale miniinvazive që përdoret për diagnostikimin dhe trajtimin e shumë kushteve të ndryshme gjinekologjike.
Ajo ka revolucionarizuar mënyrën se si trajtohen disa çështje të shëndetit të gruas, duke ofruar një qasje më të butë dhe më të saktë krahasuar me kirurgjinë tradicionale.
Në spitalin tonë promovojmë teknikat e reja në kirurgjinë miniivazive si avantazh për mirëqenien dhe kujdesin ndaj pacientit dhe jo vetëm.
MARRJA E BIOPSISË NË GJINEKOLOGJI
Biopsia në gjinekologji është një procedurë mjekësore e përdorur për të marrë mostra të indeve nga organet gjenitale femërore për t’u shqyrtuar në laborator.
Ky test është i rëndësishëm për diagnostikimin e kushteve të ndryshme, duke përfshirë tumoret, infeksionet, ndryshimet abnormale të qelizave dhe kancerin.
Biopsia është një mjet diagnostikues shumë i vlefshëm që ndihmon mjekët të përcaktojnë natyrën e saktë të një sëmundjeje ose gjendjeje të caktuar.
PAP TESTI
Pap testi (i njohur gjithashtu si Testi i Papanikolau ose Cervical Smear) është një test i përdorur për të shqyrtuar qelizat nga qafa e mitrës (cerviksi) dhe për të zbuluar mundësinë e kancerit të qafës së mitrës ose ndryshimeve të tjera që mund të çojnë në kancer.
Ky test është shumë i rëndësishëm për përgjigjen e hershme ndaj ndryshimeve abnormale të qelizave, duke mundësuar trajtimin në kohë dhe parandalimin e zhvillimit të kancerit.
KOLPOSKOPIA
Kolposkopia është një procedurë diagnostikuese e përdorur për të shqyrtuar më nga afër qafën e mitrës (cerviksin), vaginën dhe vulvën, për të identifikuar ndryshime jonormale që mund të tregojnë për probleme të mundshme, përfshirë infeksione, sëmundje të qafës së mitrës, displazi (ndryshime të qelizave që mund të çojnë në kancer) ose kancerin e qafës së mitrës.
Kolposkopia është një mjet i rëndësishëm për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës, pasi mund të zbulojë ndryshimet abnormale të qelizave që mund të çojnë në kancer në faza të hershme.
GJIDHËNIA, NJË PRIORITET PËR NE DHE NËNAT E REJA!
Gjidhënia ose siç njihet ndryshe Laktacioni, përfshin ndihmën dhe këshillimin e nënës së re pas lindjes. Një mbështetje e rëndësishme është ofrimi i informacionit dhe mbështetjes praktike në lidhje me ushqyerjen me gji.
Stafi ynë është i përkushtuar dhe u vjen në ndihmë nënave të reja pas lindjes duke i mësuar teknikat e duhura të gjidhënies, si të ushqejë foshnjën në mënyrë të sigurt dhe efektive dhe të trajtojë çdo problem që mund të ndodhë (si dhimbje, plasaritje e thithkave, etj.)
Stafi ynë trajnohet rregullisht nga ekspertë të laktacionit me protokollet dhe rekomandimet e reja sipas OBSH.
DEPRESIONI POST PARTUM (DPP)
(DPP) është një gjendje e rëndësishme dhe shpesh e nënvlerësuar që ndikon në shumë gra pas lindjes së një foshnjeje. Ai mund të shkaktojë ndjenja të trishtimit të thellë, shqetësime emocionale dhe, në disa raste, vështirësi në lidhjen me foshnjën e sapolindur.
Ky lloj depresioni ka një ndikim të madh në shëndetin emocional dhe psikologjik të nënës dhe mund të ndikojë negativisht në përkujdesin e foshnjës dhe në marrëdhënien e saj me të. Për këtë arsye, kujdesi i duhur nga stafi ynë mjekësor është thelbësor për menaxhimin dhe trajtimin e depresionit post partum duke ofruar mbështetje emocionale.
ÇFARË PËRMBAN VALIXHJA E MATERNITETIT?
Për nënën:
- Dokument i identifikimit
- Analizat dhe ekot gjatë ndjekjes së shtatëzanisë
- Aksesorët personalë të higjenës dhe kujdesit ndaj vetes
- Këmishë nate (sipas dëshirës, pasi i disponon spitali)
- Reçipeta për gjidhënie
- Peceta intime të mëdha (të posaçme për periudhën pas lindjes)
- Triko e përshtatshme për gjidhënie
- Çorape
- Kupa ose tampona për thithjen e qumështit që rrjedh
- Pandofla
- Peshqir për fytyrën dhe zonën intime
- Karikues telefoni
Për foshnjen:
- 2-3 komplete veshje për bebin (Body me mëngë të shkurtra, gjata, paliçeta, çorape, dorashka)
- Kapuç
- Pampers
- Letra të lagura
- Peshqir
- Batanije / Çarçaf
- Shampo
- Krem kundër irritimeve
SHËRBIMI I RADIOLOGJISË
Mamografia është një test diagnostik që përdor rreze X për të krijuar imazhe të detajuara të gjirit, të cilat ndihmojnë në zbulimin e ndryshimeve të mundshme, si tumoret, cistet, lëndimet që mund të tregojnë për probleme të shëndetit të gjirit.
Mamografia është një nga metodat kryesore për diagnostikimin e kancerit të gjirit, duke ofruar mundësinë për të zbuluar shenja të kancerit në faza shumë të hershme, para se të shfaqen simptoma të tjera.
Çdo vit përgjatë muajit Tetor, me mbështetjen e MSHMS në spitalin tonë ofrohet shërbim falas për kryerjen e mamografisë.