Shërbimi i kontrollit të infeksionit

Njësia e kontrollit të infeksionit është përgjegjës për funksionet rutinë të kontrollit të infeksionit.
Njësia e kontrollit të infeksioneve ka një rol të natyrës shkencore dhe teknike: p.sh: mbikqyrje dhe kërkim, duke zhvilluar rregulla, vlerëson materjalet dhe produktet e ndryshme, kontrollon sterilizimin dhe dezinfektimin, si edhe zbatimin e programeve të trajnimit lidhur me masat për parandalimin e kontrollin e infeksioneve në spital.

Roli e përgjegjësitë e SHKI:

  • Zhvillon plane vjetore për kontrollet e infeksioneve spitalore me objektiva të shprehura qartësisht.
  • Përgjigjet për funksionet e përditshme lidhur me kontrollin e infeksioneve.
  • Mbikqyrë dhe monitoron praktikat e përditshme të përkujdesit për pacientët të cilat janë hartuar për të parandaluar infeksionet.
  • Mbledh dhe analizon të dhëna mikrobiologjike.
  • Raporton periodikisht rezultatet e kontrolleve të kryera sipas Shërbimeve.

 

Ky sektor është i përbërë nga:

  • Shef Njësie (Mjek).
  • Inspektor sanitar (Mjek).
  • Mami/Infermier/Laborant.