Shërbimi i patologjisë së shtatzanisë

Ky shërbim përmblidhet në një kat godine dhe ka 26 shtretër.

Numri i personelit në këtë shërbim është 18, dhe ndahen si më poshtë:

• Mjekë
• Mami
• Personel Mbështetës

Në këtë Repart shtrohen paciente shtatëzëna që janë ndërlikuar nga një problem shëndetësor përgjatë barrës. Patologjitë më të shpeshta të trajtuara në këtë shërbim janë lindja para kohe, hipertensioni i shtatzënisë, infeksioni urinar dhe diabeti mellitus.

Për pacientet e shtruara vëmendja është e dyfishtë, për shëndetin fetal dhe të nënës.
Për diagnozën prenatale Shërbimi Patologjisë së barrës shfrytëzon ekografinë, monitorimin kardiotokografik si dhe laboratorin klinik dhe biokimik.

Në raste specifike të diagnostikimit të pacienteve, kërkohet kontribut dhe nga disiplina të tjera të shërbimit shëndetësor terciar si në mjekë, pajisje ekzaminuse dhe laboratorike nëpërmjet Qëndrës së Koordinimit. Në shërbimin e Patologjisë së Barrës realizohen edhe praktika mësimore me specializante, studentë dhe mami/infermierë sipas kurrikulave.