Personeli në këtë shërbim është i përbërë si më poshtë:
- Mjekë obstetër-gjinekologë
- Mami
- Personel mbështetës

1. Njësia e pranim/urgjence. Në këtë njësi pranohen të gjithë pacientet që paraqiten për shtrim të planifikuar apo si raste urgjence. Kjo njësi funksionon 24/7 për të gjithë shtrimet që kryhen në SUOGJ.
Kjo njësi shërben si njësi për triazhimin e urgjencave duke i shpërndarë më pas shtrimet sipas shërbimit përkatës. Kjo njësi ka të përfshirë dhomën e pritjes së pacientes, dhomën e trajtimit ditor për pacientet që nuk kanë nevojë për shtrim, dhomën e ekzaminimit si dhe dhomën e mjekimit.
Për çdo paciente në repartin e trajtimit ditor, plotësohet dokumentacioni (kartela) sipas klinikës ku do të hospitalizohet pacientja ose dokumentohet në regjistër.
2. Pjesa më e rëndësishme e Shërbimit të Obstetrikës është Blloku i Lindjes dhe Operacionit ku realizohet vëllimi më i madh i punës, ku numri i lindjeve është 6500-7000 lindje në vit. Ky bllok përbëhet nga 4 salla lindjeje dhe 3 salla operacioni.
3. Klinika post lindje dhe nënave me fëmijë në reanimacion. Këtu pacientet transferohen dhe trajtohen nga 5-6 orë mbas lindjes deri në dalje nga spitali. Në këtë klinikë marrin shërbim gratë e lindura me lindje vaginale dhe ato me operacion.
Lehonat e lindura në mënyrë vaginale qendrojnë në spital jo më pak së 24 h nga lindja dhe lindjet me sectio cesarea jo më pak se 48 h nga lindja. Të porsalindurit qëndrojnë pranë nënës që nga momenti i lindjes deri në daljen nga spitali me përjashtim të rasteve kur lind nevoja për shërbim të specializuar transferohet në reanimacionin.
GJIDHËNIA , NJE PRIORITET PËR NE DHE NËNAT E REJA
Stafi ynë trajnohet rregullisht nga ekspertë të laktacionit me protokollet dhe rekomandimet e reja sipas OBSH.
DEPRESIONI POST PARTUM (DPP)
(DPP) është një gjendje e rëndësishme dhe shpesh e nënvlerësuar që ndikon në shumë gra pas lindjes së një foshnje. Ai mund të shkaktojë ndjenja të trishtimit të thellë, shqetësime emocionale dhe, në disa raste, vështirësi në lidhjen me foshnjën e sapolindur. Ky lloj depresioni ka një ndikim të madh në shëndetin emocional dhe psikologjik të nënës dhe mund të ndikojë negativisht në përkujdesin e foshnjës dhe të marrëdhënien e saj me të. Për këtë arsye, kujdesi i duhur nga stafi ynë mjekësor është thelbësor për menaxhimin dhe trajtimin e depresionit post partum duke ofruar mbështetje emocionale
CFARË PËRMBAN VALIXHJA E MATERNITETIT?
Për mamin:
Dokument i identifikimit
- Analizat dhe ekot gjatë ndjekjes së shtatëzanisë
- Aksesorët personal të higjenës dhe kujdesit ndaj vetes
- Këmishë nate (Sipas dëshirës, pasi i disponon spitali)
- Reçipeta për gjidhënie
- Peceta intime të mëdha (të posaçme për periudhën pas lindjes)
- Triko e përshtatshme per gjidhënie
- Corape
- Kupa ose tampona për thithjen e qumështit që rrjedh
- Pandofla
- Peshqir për fytyrën dhe zonën intime
- Karikues telefoni
Për Bebin:
- 2-3 komplete veshje për bebin (Body me mëngë të shkurtra, gjata, paliçeta, çorape, dorashka)
- Kapuç
- Pampers
- Letra të lagura
- Peshqir
- Batanije / Carçaf
- Shampo
- Krem kundër irritimeve