Shërbimi i kontrollit të infeksionit
Njësia e kontrollit të infeksionit është përgjegjës për funksionet rutinë të kontrollit të infeksionit.
Njësia e kontrollit të infeksioneve ka një rol të natyrës shkencore dhe teknike: p.sh: mbikqyrje dhe kërkim, duke zhvilluar rregulla, vlerëson materjalet dhe produktet e ndryshme, kontrollon sterilizimin dhe dezinfektimin, si edhe zbatimin e programeve të trajnimit lidhur me masat për parandalimin e kontrollin e infeksioneve në spital.
Roli e përgjegjësitë e SHKI:
- Zhvillon plane vjetore për kontrollet e infeksioneve spitalore me objektiva të shprehura qartësisht.
- Përgjigjet për funksionet e përditshme lidhur me kontrollin e infeksioneve.
- Mbikqyrë dhe monitoron praktikat e përditshme të përkujdesit për pacientët të cilat janë hartuar për të parandaluar infeksionet.
- Mbledh dhe analizon të dhëna mikrobiologjike.
- Raporton periodikisht rezultatet e kontrolleve të kryera sipas Shërbimeve.
Ky sektor është i përbërë nga:
- Shef Njësie (Mjek).
- Inspektor sanitar (Mjek).
- Mami/Infermier/Laborant.